Intervista/ Debati për Teatrin, flet arkitekti Bjarke Ingels: Kemi punuar 1 vit për projektin, vepra do jetë funksionale

Në kohën kur në Tiranë është ndezur debati lidhur me shembjen ose jo të godinës aktuale të Teatrit Kombëtar, arkitekti i projektit të ri, Bjarke Ingels ka folur për herë të parë për të sqaruar publikun shqiptar. Në Barcelonë, në ceremoninë e dhënies së çmimit për Sheshin Skënderbej, pak ditë më parë, në një prononcim për mediat, Ingels ka thënë se njësoj si Sheshi Skënderbej edhe Teatri Kombëtar do të vazhdojë të jetë pjesë e transformimit urban.

Intervista e plotë:

Bjarke Ingels: Teatri Kombëtar i Shqipërisë do të ndërtohet në kufijtë e Sheshit Skenderbej dhe do të vazhdojë transformimin urban që ka filluar me sheshin dhe që është vlerësuar me çmimin e parë sot këtu në Barcelonë. Pra krijon një piacë të re publike, krijon një godinë që është e hapur ndaj hapësirave që e rrethojnë, që do të thotë se funksionet sociale: holli, restorantet, baret, do të jenë të aksesueshme. E gjithë hapësira funksionale e teatrit, skenat anësore, nënskena, mbiskena, dhe aty ku stafi i teatrit do të përgatisë shfaqjet apo skenarin do të jenë transparente për kalimtarët e rastit. Pra nëse je duke ecur përreth hapësirës së Sheshit Skënderbej do të mund të shohësh që shfaqja e Hamletit për shembull po përgatitet, dhe do të frymëzohesh, do të kuptosh se ka një Teatër Kombëtar funksional në zemër të Tiranes.

Gazetarja: Për sa kohë ju apo skuadra juaj keni punuar për këtë projekt? A ishte e vështirë?

Bjarke Ingels: Në fakt ne kemi rreth një vit që mendojmë dhe punojmë për këtë projekt. Në fillim punuam me dy skenarë: të përdornim hapësirat ekzistuese, ndërtimet e përkohshme që kanë qenë shtëpia e teatrit në dekadat e fundit apo të rifillonim me një ndërtim të ri. Dhe ajo që kuptuam shumë shpejt është se dy volumet e holla të godinave ekzistuese nuk janë ndërtuar me qëllimin për të funksionuar si Teatër Kombëtar, janë ndërtuar si hapësira argëtimi për ushtarakët italianë dhe pastaj janë transformuar dhe përdorur si teatër. Por nuk kanë dimensionet fizike për të mbajtur një audiencë të madhe, që do të ishte e rëndësishme për një Teatër Kombëtar me qëllim që qytetarë nga e gjithë Shqipëria të kenë mundësinë të shohin një shfaqje; nuk ka hapësira për skenat anësore, çka do të thotë që nuk e ke lirinë për të krijuar larmishmëri në shfaqje, nuk ka lartësinë e mbiskenës, nuk ka një nënskenë: pra nuk ka gjeometrinë për të funksionuar si një Teatër Kombëtar. Ne mund të bënim disa shtesa tek godinat ekzistuese por në fund do të kishim dy volumet gjatësore dhe do bënim shtesa të tjera në lartësi dhe anësore: do të bëhej pak si një ndërtesë 'frankenshtein' - kjo do të ishte jo praktike, aspak elegante dhe shumë shumë e shtrenjtë si ndërhyrje. Ndaj ne menduam a është e rëndësishme të ruajmë dy godina të ndërtuara për argëtimin e ushtarakëve, apo është e rëndësishme të krijojmë një godinë që e meriton të quhet "Teatri Kombëtar i Shqipërisë" - dhe mendoj se ajo që mësuam gjatë viteve të fundit në zhvillimet në Tiranë është se ... herën e parë kam ardhur në Tiranë para 8 vjetësh, dhe herën e fundit që kam qenë aty ishte mbase hera e parë kur e pashë Sheshin Skënderbej të përfunduar. Dhe mendoj se ai transformim, cddokush nga Tirana do të bjerë dakort, që ata kanë një hapësirë të re të gjallëruar, një zemër që rreh në qendër të qytetit. Por patjeter kur ndryshon diçka, siç ka ndodhur edhe me Sheshin Skënderbej - njerëzit kanë shqetësime, janë të trembur pasi ata e dinë se çfarë kanë sot, por nuk e dinë me siguri se çfare do te marrin neser. Dhe mendoj se diskutimi qe po ndodh aktualisht ne Tirane eshte nje debat i mire, i justifikueshem pasi sic e thashe njerezit e dine ate qe kane, por jo ate qe do te kene neser. Por realisht mendoj se ajo qe kemi projektuar ne formen e hapesires publike, ne formen e institucionit kulturor, ne formen ku njerezit e Tiranes mund te shkojne dhe ne formen e Teatrit Kombetar, do te jete pafundesisht me i mire dhe plot me mundesi krahasuar me ate qe ndodh sot aty.

Gazetarja: Pra ju keni informacion mbi artistet qe protestojne, ata duan te rrine ne godinen ekzistuese. A keni nje koment apo nje mesazh per ta?

Bjarke Ingels: Po, do te thoja se eshte dicka shume e mire te diskutohet kur godinat dhe hapesirat publike transformojne - dhe nuk mendoj asgje me te rendesishme per kulturen e nje vendi se sa Skenen Kombetare. Mendoj se njerezit e shqetesuar per te ardhmen e Teatrit Kombetar do te kuptojne se ajo qe kemi projektuar per ta, eshte dicka qe do ti lejoje ata te krijojne shfaqje, te tregojne historite kombetare, historite e kulturave te tjera, ne nje menyre shume here me te mire, duke prekur nje audience shume here me te madhe, se ajo qe eshte e mundur sot. Dhe mendoj se me shume se pyetja a duhen mbajtur apo jo dy godinat e ndertuara me qellim argetimin e ushtarakeve, pyeta eshte a duhet te kete qendra e Tiranes nje Teater te vertete Kombetar, te projektuar dhe ndertuar me qellim qe te jete Teater Kombetar. Mendoj se per identitetin e qendres se Tiranes, rilindja qe eshte duke ndodhur ne Tirane, e cila eshte edhe arsyeja pse qyteti eshte sot ne Barcelone duke marre cmimin e pare per transformimin urban te Sheshit Skenderbej, perfaqeson nje energji transformuese jashtezakonisht pozitive. Barcelona ka kaluar nje transformim te ngjashem ne vitin 1992, perpara Lojerave Olimpike te Barcelones dhe qe atehere qyteti ka marre benefite te paimagjinueshme nga te gjitha hapesirat publike dhe institucionet publike qe u ndertuan atehere, por kjo ndodhi duke shembur shume ndertesa te vjetra, pa vlera te spikatura. Shume prane me hapesiren ku ndodhemi (Qendren Kulturore Bashkekohore te Barcelones), ndodhet Muzeu i Artit Bashkekohor te Barcelones. Edhe ne kete hapesire ndodheshin disa ndertesa ushtarake te vjetra ne ate kohe qe u shemben. Patjeter qe edhe atehere kishte njerez te shqetesuar qe pyesnin cpo ndodh, perse po i ndryshoni gjerat, cfare do te ndertohet. Por mendoj se po ata njerez sot, 30 vjet me vone, jane tejet te lutmur qe moren keto vendime te rendesishme ne vitet '80, dhe mendoj qe Tirana ndodhet ne nje moment te ngjashem sot.

Gazetarja: Pyetja e fundit, a e keni pare mundesine e rikonstruksionit te nderteses ekzistuese. Perse vendoset te beni nje projekt te ri. E di qe e shpjeguar njehere por nese mund ta perserisni?

Bjarke Ingels: Ne e studiuam me shume kujdes hapesiren dhe mundesine e perdorimit te dy godinave ekzistuese, por ato jane jashtezakonisht te ngushta, pra nuk kane hapesiren fizike te nevojshme per skenat anesore, ndaj kurdo qe ke nje paraskene te madhe, patjeter qe mund te shtosh materiale skenike nga lart, por gjithmone te duhet edhe mundesia e levizjes se materialeve nga dy anet e skenes nese ke nje shfaqje te madhe si per shembull Otello, Hamleti apo Mbreti Lear - do te jete e nevojshme qe elemente te medha skenike te hyjne e te dalin nga skena dhe godina aktuale thjeshte nuk e ka gjeometrine, nuk e ka hapesiren, per te qene nje Teater Kombetar i vertete. Per shembull, Teatri i ri Kombetar qe kemi projektuar do te kete dy teatro eksperimentale qe jane tejet te ngjashme me skenat ekzistuese, por do te kete edhe nje skene te mirefillte teatrale qe do te kete mbiskene, nenskene, skenat anesore. Pra do te kete tre hapesira per shfaqje te mbuluara ne Teatrin qe kemi projektuar, dhe njera prej tyre do te permbushe te gjitha kushtet te cilat nuk eshte e mundur te shtohen ne godinat ekzistuese.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bumerangu: 24/06/2018 00:00

    ..well donne!..let it change,Tirana do patjeter..,nje Teater dhe ri vitalizim(apo ri,jetesim) te Qendres se saj...!Pse nuk protestojne njerzit per Godinen e Shqupit te PD..,apoish Pronat shtetnore si ish Shpia Pionerit..,qe gjoja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit