Në prani të kuratorit të këtij edicioni, Carlo Ratti, u përurua zyrtarisht sot (8 maj) çelja e pavijonit shqiptar me temën “Building Architecture Culture”, kuruar nga Anneke Abhelakh.

“Ky pavijon ofron një reflektim të thellë mbi arkitekturën si një gjuhë shoqërore, një mjet për dialog, përfshirje dhe transformim”, shprehet ministri Gonxhja mes të tjerash.

Ai e cilëson një moment të veçantë dhe dëshmi të transformimit të Shqipërisë, që po tërheq edhe arenën globale.

Postimi i ministrit Blendi Gonxhja:

“Shqipëria në Bienalen e 19-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, një nga ngjarjet më prestigjioze të artit dhe arkitekturës në botë!

Në prani të kuratorit të këtij edicioni, Carlo Ratti, përuruam zyrtarisht sot çeljen e pavijonit shqiptar me temën “Building Architecture Culture”, kuruar nga Anneke Abhelakh. Ky pavijon ofron një reflektim të thellë mbi arkitekturën si një gjuhë shoqërore, një mjet për dialog, përfshirje dhe transformim”, shprehet ministri Gonxhja mes të tjerash.

Një moment i veçantë i përurimit ishte prania e disa prej emrave më të njohur të arkitekturës botërore si Bjarke Ingels, Winy Maas, si dhe përfaqësues të disa prej studiove më të njohura ndërkombëtare, një dëshmi e rritjes së vëmendjes që po tërheq Shqipëria në arenën globale.

Pjesëmarrja në këtë Bienale përfaqëson më shumë sesa një prezencë artistike, ajo është një dëshmi e transformimit të vërtetë që po ndodh në Shqipëri. Arkitektura po kthehet në një instrument zhvillimi, në një mjet ndërtimi identiteti, zhvillimi ekonomik, inovacioni urban dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Mirënjohje për bashkëpunimin Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) dhe Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT)!

Grupi i punës:

Drejtues i projektit: Alessandra Biscaro

Kurator: Anneke Abhelakh

Asistent Kurator: Eva Marie Pobeda Ferrand

Graphic Design: Linda van Deursen

Spatial Design: Samuela Hidri & Guust Selhorst

Koordinimi për Programin Publik: Adonel Myzyri & Andi Arifaj

Komunikimi: Wolfgang Hockenjos

Filmi: Konstantin Konopinski në bashkëpunim me Anneke Abhelakh

Pavijoni shqiptar do të jetë i hapur për publikun nga data 10 maj deri më 23 nëntor 2025. Ju mirëpresim!”

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Maj, 22:41

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?