Intervista e Nanos pak ditë para shkarkimit nga detyra: Si u dekonspirua operacioni ‘Plumbi i Artë’ që u arratis Ervis Martinaj dhe 13 kriminelë të tjerë
Para largimit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano ka folur për mediat franceze për një nga operacionet më të bujshme të viteve të fundit, “Plumbi i Artë”. Ai ka konfirmuar se ky operacion është dekonsipiruar pas nga 32 persona që ishin në për t’u arrestuar, iu vunë prangat vetëm 18 prej tyre, e ndërsa “kokat e krimit”, mes tyre edhe Ervis Martinaj u arratisën.
TIRANË- Para largimit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano ka folur për mediat franceze për një nga operacionet më të bujshme të viteve të fundit, “Plumbi i Artë”. Ai ka konfirmuar se ky operacion është dekonsipiruar pas nga 32 persona që ishin në për t’u arrestuar, iu vunë prangat vetëm 18 prej tyre, e ndërsa “kokat e krimit”, mes tyre edhe Ervis Martinaj u arratisën.
“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale. Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …18.Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”, rrëfen Nano në dokumentar, duke dashur të theksojë faktin se pavarësisht dekonspirimeve, ka pasur edhe rezultate pozitive.
Në reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole, të publikuar në 5 shtator, ai shtoi se për shkak të Vettingut në Polici, i është dashur të shkarkojë shumë kolegë të tij në polici.
“Ka një reformë në drejtësi që po vazhdon në këto momente. Prokurorët dhe gjyqtarët janë shkarkuar dhe të njëjtën gjë po bëjmë edhe me policët tanë. Kjo do të marrë pak kohë. Për këtë arsye më është dashur të sanksionoj shumë kolegë të mi në poste shumë të larta.Janë shkarkuar.Kjo sepse nëse një ditë duam të integrohemi në BE duhet të rrëzojmë disa rregulla.Një nga këto është lufta kundër korrupsionit”, zbuloi ish-drejtori.
Kujtojmë që Gledis Nano u shkarkua me vendim qeverie në 31 gusht me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat. Në vend të tij, u propozua Muhamet Rrumbullaku.
Meta: Çdo shtet ka mafien e tij, por këtu mafia ka shtetin e vet
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ripërsëritur akuzën se kjo qeveri është e lidhur ngushtë me mafian. Një reagim i tillë, vjen pas publikimit të intervistës së Gledis Nanos, në kohën kur ishte Drejtor Policie, i cili tha se 14 kriminelë, nuk u arrestuan në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’, pasi pati dekoncpirime.
“Tani është e qartë se cili është objektivi që nuk realizoi Policia e Shtetit, që solli si pasojë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm. U dekonspiruan vetëm 14, por duhej të dekonspiroheshin të gjithë.
Çdo shtet ka mafien e tij por këtu mafia ka shtetin e vet.
Ndaj një orë e më parë për të shporrur Kryeministrin e Krimit dhe Shpopullimit”, shkruan Meta.
Po pse nuk e the ketu ne Shqiperi kete o Gledisa apo francezet ta bene pyetjen e duhur.
Nje gje ngelet dhe nuk mohohet qe ti nuk kishe lidhje fare me ate pune e as me ndonje pune policie.
Po je i bindur ne ate qe thua dil ne konference dhe thuaji te gjitha edhe per takimin qe ke patur me Ramush grebenene.
Përgjigju
Pilivesa: 06/09/2022 10:14
Shyqyr qe kemi Ramen qe na mbron nga krimi e korrupsioni se pa ate kushedi cdo bente berisha me lirin
Sondazhi i ditës: 21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
Të drejtë
81.3%
Të gabuar
13.5%
Nuk e di
5.1%
Vota total: 5288
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
Po ti Ilir krimineli e hajduti nuk je Mafje?
PërgjigjuPo pse nuk e the ketu ne Shqiperi kete o Gledisa apo francezet ta bene pyetjen e duhur. Nje gje ngelet dhe nuk mohohet qe ti nuk kishe lidhje fare me ate pune e as me ndonje pune policie. Po je i bindur ne ate qe thua dil ne konference dhe thuaji te gjitha edhe per takimin qe ke patur me Ramush grebenene.
PërgjigjuShyqyr qe kemi Ramen qe na mbron nga krimi e korrupsioni se pa ate kushedi cdo bente berisha me lirin