Çifti i lumtur dha intervistën e tyre të parë të përbashkët në “Mishal Husain” të BBC-së, disa orë pas konfirmimit të angazhimit të tyre.
Më herët Meghan tregoi edhe unazën e saj të mrekullueshme që përmban tre gurë - një nga Botsvana ku çifti pushoi së fundi, dhe dy diamante nga koleksioni personal i nënës së tij Diana.
Lajmi mbi dasmën e çiftit, e cila pritet të në pranverën e ardhshme, u dha nëpërmjet një deklarate të shkurtër ditën e sotme.
Princi Harry tha gjatë intervistës se ai dhe aktorja amerikane Meghan Markle ranë në dashuri "kaq shpejt" dhe kur ai u takua me të u duk se "yjet u rreshtuan".
Çifti i tha se më përpara ata nuk njiheshin fare me njëri-tjetrin.
“Nuk e njihja Meghan më parë. E njoh atë vetëm pasi ma prezantoi një mik. Më pas e bukur zonja Markle u fut në jetën time", tha Princi.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com