Intervista e plotë/ Qëndrimi i
Bashës pas takimit me Kerryn

Intervista e plotë/ Qëndrimi i<br />Bashës pas takimit me Kerryn
TIRANË - Takimi me sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry, edhe pse tërhoqi vëmendjen e Lulzim Bashës që në vizitën e shkurtër në vendin tonë gjeti kohën të takojë edhe liderin e opozitës, duket se nuk ka shërbyer për të ndryshuar qëndrimin e të djathtëve për reformën në drejtësi. 
 
Në një intervistë për emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" në Report TV, Basha shprehet se qëndrimi mbetet i njëjtë edhe pas vizitës së Kerry-t: Nuk ka reformë në drejtësi pa konsensus. Basha shprehet se gjatë takimit në "Rogner" zyrtari i lartë amerikan e konsideroi arritje të Partisë Demokratike miratimin e ligjit të dekriminalizimit të politikës dhe administratës publike.

Strehimi i muxhahedinëve në vendin tonë, është një hap pozitiv sipas Bashës. Ai thekson se për zhvendosjen e tyre në Shqipëri është arritur marrëveshja me SHBA-në që në kohën e qeverisë së djathtë që drejtohej nga Sali Berisha.
 
Për kryedemokratin zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja kundërpërgjigje ndaj një qeveria që sipas tij është e korruptuar dhe që e ka zhytur vendin në varfëri. Ndaj Basha kërcënon për një bojkot të mundshëm të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017.
 
"Nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën kryeministër", tha Basha.
 

Shqetësimit të ish kryetarit Berisha për rrjedhjen e votave nga opozita, Basha i dha përgjigje se blerja e votave të opozitës shënon fundin e reformës dhe fundin e Ramës. Byroja, tha Basha, do të marrë miratimin e opozitës vetëm nëse kjo strukturë lihet në varësi të Prokurorisë.

basha babo

Në radhët e të djathtëve pati kritika ndaj Bashës se nuk konsultohet për qëndrimet që shpreh publikisht për procese të rëndësishme në vend, por lideri i opozitës thotë se për cdo vendim konsultohet me ish-kryeministrin Sali Berisha por edhe me kryesinë. Megjithatë, Basha thekson se "është sovran në vendimet e tij poltike".
 
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja