Intervista e Ramës për ‘Kathimerini’, reagon nga burgu Fredi Beleri

Intervista e Ramës për ‘Kathimerini’, reagon nga burgu Fredi Beleri

Rama dhe Beleri

Fredi Beleri, ka komentuar intervistën e kryeministrit Edi Rama për gazetën greke ‘Kathimerini’. Në një intervistë për gazetën greke burgu, Beleri thotë se ka dërguar një shkrim të tijin i cili do të publikohet më 3 shtator nga media në fjalë.

Sipas tij, janë 3 arsye se pse Rama ka reaguar me kaq vonesë për arrestimin e tij, e para ka qenë sepse nuk u ftua në darkën e Mitsotakis. E dyta, sipas Belerit, që Rama të tregojë se është lider autocensurues dhe së fundmi sepse kryeministri vijon të gënjejë.

“Intervista e vetëkërkuar e kryeministrit Edi Rama për KATHIMERINI, dalja e katërt publike e tij për rastin tim në 12 ditët e fundit, kur ndërkohë ai mbajti një heshtje peshku për 90 ditë rresht që nga arrestimi im, më çon në tre përfundime kryesore:

Së pari, filloi të kuptojë, pasi Athina e detyroi të mungonte në foton e madhe të liderëve të Ballkanit Perëndimor, pasojat e veprimeve të tij në procesin e anëtarësimit por edhe pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë në përgjithësi. Asnjëherë nuk është vonë.

Së dyti, vendosi të tregojë pendesë për sulmin publik shpifës dhe abuziv ndaj meje para zgjedhjeve por duke e bërë këtë artificialisht dhe me kujdes për të shkëputur përndjekjen time  nga sulmi i tij dhe për të treguar se është lider autocensurues. Shpresoj që në një të ardhme të afërt të gjejë staturën politike për të bërë mea culpa, por ta nënkuptojë dhe ta vërtetojë në praktikë.

Së treti, ai vazhdon të shtrembërojë realitetin dhe të gënjejë. Shpresoj që ai të ketë rënë viktimë e dezinformimit dhe ta kuptojë herët, përpara se pasojat për Shqipërinë, Bashkinë e Himarës dhe mua personalisht të bëhen të pakthyeshme.

Kërkova nga redaksia e KATHIMERINI që të dielën e ardhshme, më 3 shtator, të pranojë një shkrim timin me rastin e intervistës së Edi Ramës. Nesër të rëndësishmet zoti Rama”.- shkroi Beleri.

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, me gazetarin Pavlos Papadopoulos, i cili pak ditë më parë publikoi një artikull kritikues për kryeministrin, në lidhje me çështjen “Beleri”. Rama ripërsëriti sërish se qeveria nuk ka asnjë kompetencë për të nxjerrë, Fredi Belerin, nga burgu. I arrestuar në flagrancë për blerje votash, Rama tha se është kompetencë e gjykatës nëse ai do të lihet i lirë apo jo.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/08/2023 01:09

    I ngriti veshet kerrici i Himares dhe eshte bere pak me flete sapo Rames ju dridhen gjunjet tha qe dhe mund te mos e humbi mandatin!

    Përgjigju
  • Alban: 29/08/2023 19:31

    Ec fredo bo nai shok aty se do jesh per kohe te gjate.

    Përgjigju
  • Ani: 29/08/2023 18:48

    Ky eshte anti shqiptar aty ne burg le te kalbet

    Përgjigju
  • Ela: 29/08/2023 18:40

    Nongrada ja ka shkruajtur letren

    Përgjigju
  • Ina: 29/08/2023 18:39

    Jemi te sigurt qe budalliqe do te kete thene Beleri

    Përgjigju
  • Joni: 29/08/2023 18:38

    Rri aty o bejler se je mire

    Përgjigju
  • Rama u pendua: 29/08/2023 16:39

    Drejtësia nuk është penduar dhe do të dënohesh gjatë. Akoma s'e ke kuptuar që ty do të dënojë drejtësia, do apo nuk do Rama Greqia e armiqtë e Shqipërisë.

    Përgjigju
  • Edi: 29/08/2023 16:27

    Shume e drejte, se Edi Rames ju rrujt shume per sufllaqe korrakesh ,nuk e kuptoni qe fatkeqesia e tij eshte se lindi ne nje vend ku per inat te nuses qihen me grekun e serbin

    Përgjigju
  • Grupi: 29/08/2023 15:42

    Autori i shkrimit eshte Vangjel Dule dhe kurresesi ky analfabet idiot. Bjeri daulles se nuk te nxjerre dot as Athina as Mickotaqi nga burgu o terrorist. Nuk besoj se do te mbanin pa prova aty keshtu qe Vengjeli i Dules dhe Micija i Taqit le te krekosen si gjeli ne maje te plehut. Je i mbaruar.

    Përgjigju
    • E verteta dhe Falsi: 30/08/2023 00:30

      Grup, ti dhe ter grupazhet. Marksizem leninizmi eshte ideologji. Idiotesia jo!. cuditerisht ke perdorur tre fraza, analfabet, maskara, dhe qelbesire, bash te treja qe perdori Rama ne Himare. Rastesi?! Kam frike e njejta dore shkrimi dhe linje llogjike. E the mire, Rama ka shume te zeza, ste heq nje presje, shto dhe kete per Belerin. Thua nese ka prova....puna eshte se provat nuk duhet te vleresoheshin nga prokuroria e trembur e Vlores, pasi krimi elektoral eshte i Spakut si kompetence, dhe prokuroria e vlores lau duart si ponc pilati kur e nisi ne tr, ajo dhe gjykata e saj ne vlore sduhet te aprovonin in primis veprimin e policise per te infiltruarin, pasi flitej per krim elektoral, jo shitblerje pepsicola dhe e dyta ra teorema e flagrances, pasi nuk i kapen lek atij, as video qe merej me shitblerje, dhe ajo qe paraqiten ne gjykate ish nje audio e dikujt tjter qe nuk fliste me emer per te. Dhe nje e genjeshter tjeter, 3 shkallet e gjyqsori si kan refuzuar lirine, se ate do e vleresoj dhe shpalli gjykata e krimit organizuar kur ta sqaroj ne themel, ne hetim gjyqesor jo me llafe gazetash . ajo i refuzoj shoqerimin me police te vinte ne bashki dhe te betohej. Per kete uluret athina e eu, perpos se beleri ka mar pjese ne qipro dhe ne turpin shqiptar te peshkepise, por cuditerisht nuk eshte i denuar!! kete mos e haro dhe mos genje se na vjen turp na vetja te merremi me ty, por e bejme ta lexojne njerzit te verteten.

    • Grupi: 29/08/2023 18:22

      O Llaman kur i kreu studimet? Kur sulmoi repartin ushtarak te Peshkpise dhe vrau dy usntarak? Apo gjate kohes qe stervitej si terrorist ne Qipro? Rama ka shume te zeza por nuk e ka blere diplomen si ky analfabet maskara. Gjithmone nese ka diplome sepse dyshoj te kete nje tille pasi do me vinte keq nese arsimi grek do kishte rene ne kete nivel. Edhe njehere: Nese ka prova duhet te kalbet ne burg si qelbesire. Fakti qe te tre shkallet e gjyqesorit i kane refuzuar lirine tregon se keto prova jane dhe ky njeri i peshtire do denohet.

    • Llaman: 29/08/2023 17:08

      Fredi Beleri, ndryshe nga Edi Rama qe ka nje diplome nga institui i arteve, ai ka mbaruar studimet universitare per marredheniet nderkombetra ne Universitetion " Pantio" Athne

  • Luan: 29/08/2023 15:39

    Si nuk ju vjen turp qe vazhdoni te merreni me kete faqezi ? Aty ne biruce do kalbesh mi kanalesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave