TIRANË- Zhgënjimit të Greqisë për çështjen ‘Beleri’ kryeministri Edi Rama i ka dhënë një përgjigje shteruese pikërisht ndërmjet një interviste të paralajmëruar pak ditë më parë për median greke ‘Kathimerini’. Kreu i qeverisë shqiptare, në një intervistë për rreth 90 minuta, nga të cilat 60 foli vetëm për çështjen Beleri, përsëriti sërish së qeveria nuk ka asnjë kompetencë për të nxjerrë, Fredi Belerin, nga burgu. I arrestuar në flagrancë për blerje votash, Rama tha se është kompetencë e gjykatës nëse ai do të lihet i lirë apo jo.
'Të marrë leje për betim, në legjislacionin shqiptar nuk ekziston fuqia e qeveria po kryeministrit që të nxjerrë nga burgu një të parandaluar që të lërë burgun, kjo nuk ekziston. Nga ana tjetër ai avokatët e tij duhet të kalojnë përmes gjykatës. Nuk ka diçka të tillë që duhet të marrë leje ndërkohë që është në paraburgim, për një krim në flagrancë, ndërkohë që gjykata e ka refuzuar. Në tre nivelet e gjykatës ai nuk u la i lirë! Ku hyn qeveria apo qeveria shqiptare në këtë.'- tha Rama.
I pyetur nëse pas përfundimit të afatit 90-ditor të betimit si kryebashkiak a do të shkonte Himara në zgjedhje të reja të parakohshme, Rama la të kuptohej se derisa gjykata të vendosë për fajësinë ose pafajësinë e tij, Fredi Beleri të mos shkarkohet nga detyra
'Kështu, instikti im më thotë, reagimi im psikologjik më thotë se ndoshta duhet të presim gjyqin. Kështu, mund të mos bëjmë zgjedhje të reja derisa të gjykohet fajtor ose i pafajshëm. Por ky nuk është një qëndrim juridik, është pikërisht çfarë mendoj se duhet bërë nga momenti që nuk kemi precedentë. Po, mendoj se mund të bëjmë njërën ose tjetrën, bazuar në raportin e zyrës ligjore, besoj se kemi mundësinë të mos veprojmë derisa të vendosë gjykata. Në këtë rast u japim të gjithëve shansin të shqyrtojnë çështjen deri në fund. Nëse kjo nuk është e mundur nga ana ligjore, do duhet ta lirojmë nga detyra.'- tha Rama.
Athina këmbëngul se ndalimi i Fredi Belerit, i cili përfaqëson votuesit e pakicës greke në Himarë, u bë për motive politike dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm. Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Por, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin.
Arrestimi i Fredi Blerit dhe kërkesa e qeverisë greke që ta lejojë të betohet nga burgu ishte tema kryesore intervistës së kreut të qeverisë shqiptare me gazetarin grek të Kathimerinit, Pavlos Papadopoulos. Ky i fundit solli një paralele ndërmjet betimit të Arta Vorpsi, gjyqtarja e cila u bë e njohur pasi u betua te noteri për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Gazetari: Jeni gati të mbështesni politikisht zgjidhjen të betohet Beleri brenda në burg, me prezencën e një noteri?
-Mund të gjeni “dritaren” më të vogël në legjislaturën tonë që të lejojë betimin në burg me noter? Nuk ekziston diçka e tillë.
Gazetari: Specialistët ligjorë grekë thonë se ka ngjarje precedente me gjykatësin Arta Vorfi në 14 nëntor 2019 gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese që tejkaloi kundërshtimin e Ilir Metës me betimin në noter.
-Dëgjoni, e para znj.Vorfi ishte qytetare e lirë, që kishte këtë ide që në fakt nuk funksionoi. E dyta, tani flasim për një të burgosuri. Kur referohemi në betimin e kryebashkiakut, ligji është i caktuar, betohet para Këshillit Bashkiak e askund tjetër.
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Kathimerinin, është pyetur nëse do të shpallë zgjedhje të reja në Himarë. Kreu i qeveri tha se duhet të presim gjyqin për Beleri e se mund të mos zhvillohen zgjedhje derisa gjykohet nëse është fajtor apo i pafajshëm.
Gazetari: Mirë atëherë, zoti kryeministër, tani çfarë do bëni? Do shpallni zgjedhje të reja në Himarë?
‘Këtu mund të të jap një ekskluzivitet.’- tha Rama.
Gazetari: Një ekskluzivitet gjithmonë është gjë e mirë
-Por nuk jam i sigurtë që duhet ta them. E para, le të themi se në Shqipëri nuk është qeveria që shpall zgjedhje por presidenti. Gjithsesi, procedura është kështu, nëse kryebashkiaku I zgjedhur nuk shfaqet pas 90 ditësh të betohet, atëherë qeveria duhet ta çlirojë nga detyra dhe të vendosë një kryebashkiak teknik deri sa të realizohen zgjedhjet e reja, që do të shpallen nga presidenti. U kërkova avokatëve të mi të shqyrtojnë çështjen dhe nuk e di rezultatin. Por më duket se ky rast është i veçantë, nuk ka precedent. Kështu, instikti im më thotë, reagimi im psikologjik më thotë se ndoshta duhet të presim gjyqin. Kështu, mund të mos bëjmë zgjedhje të reja derisa të gjykohet fajtor ose i pafajshëm.
Por ky nuk është një qëndrim juridik, është pikërisht çfarë mendoj se duhet bërë nga momenti që nuk kemi precedentë. Po, mendoj se mund të bëjmë njërën ose tjetrën, bazuar në raportin e zyrës ligjore, besoj se kemi mundësinë të mos veprojmë derisa të vendosë gjykata. Në këtë rast u japim të gjithëve shansin të shqyrtojnë çështjen deri në fund. Nëse kjo nuk është e mundur nga ana ligjore, do duhet ta lirojmë nga detyra.
Për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin, qeveria nuk ka asnjë kompetencë që ta nxjerrë nga burgu që të betohet, pasi kjo është detyrë e gjykatës. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për median greke Kathimerini, për çështjen e shumë diskutuar të arrestimit të Belerit, për blerje votash.
'E kuptoj, e kuptoj, por nuk bie dakord. Nuk bie dakord me asnjë prej këtyre. Së pari, nuk jam dakord që një vend i huaj, një qeveri e huaj të bëjë komente të thella rreth veprimeve të sistemit të drejtësisë së një vendi tjetër, edhe duke qenë vende mjaft mike. Sipas meje, kjo nuk është europiane! Si fillim, duhet të bazohemi në atë që ne dimë, sepse nuk dimë gjithçka. Do marrim vesh çdo gjë kur prokuroria e posaçme të paraqesë provat e plota në gjykatë dhe ende nuk kemi shkuar aty. Por, mbështetur në atë që dimë, ai u kap në flagrancë, pra u kap në veprim e sipër të blerjes së votave, sigurisht me rrjetin e tij të blerjes së votës. Së dyti, leja – sepse këtu është përqendruar vëmendja tani – e drejta për të marrë leje për të bërë betimin. Pikë së pari, në këtë pikë të dytë, askund në legjislacionin shqiptar nuk ekziston kompetenca e qeverisë ose e kryeministrit të nxjerrë leje për një të ndaluar në paraburgim - në paraburgim (e theksoj) - që të dalë nga burgu. Kjo nuk ekziston. Nga ana tjetër, ai, avokatët e tij apo kushdo qoftë duhej të kalonin përmes gjykatës për ta kërkuar këtë gjë, e cila më duhet t’ju rithem nuk ekziston në legjislacionin shqiptar. Nuk ka diçka të tillë që dikush të marrë leje për të bërë betimin, ndërkohë që është në paraburgim për një krim në flagrancë dhe gjykata e ka refuzuar tashmë. Së treti, ju thatë se arsyeja e tretë, nëse nuk e kam gabim, ishte burgosja e një kryetari të zgjedhur bashkie, kështu?
Po, por çështja është se mbështetur në sa mund të kuptojmë nga ajo që ka ndodhur sa i takon procesit, ai është burgosur sepse në të tria nivelet e gjyqësorit të Republikës së Shqipërisë, në shkallëm e parë, në apel dhe në Gjykatën e Lartë, ai nuk u la i lirë. Ndaj, pyetja ime është shumë e thjeshtë: “Ku hyj unë dhe ku hyn qeveria shqiptare në të gjithë këtë?” Tani, do ju jap pak kontekst. Ky sistem, që do të thotë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janë krijuar në zbatim të një reforme në drejtësi që, nga “A”-ja në “Zh”, u konceptua, u hartua, u miratua dhe nisi të zbatohej nën monitorimin e rreptë të Bashkimit Europian dhe me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, përfshi Greqinë dhe janë këto organizma që kanë vendosur për paraburgimin, të katër a pesë ish-kryetarëve të bashkive të Partisë Socialiste të Shqipërisë, nëse nuk gaboj numërimin. Tri ditë përpara nisjes së fushatës, një kryebashkiak i Partisë Socialiste të Shqipërisë, i cili ishte kandidat, u arrestua dhe u la në paraburgim dhe nuk jam i sigurt nëse, që atëherë, është çuar përpara gjykatës.'- tha Rama.
Në një intervistë për gazetën Kathimerini, kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit. Kreu i qeverisë shqiptare u pyet për gjuhën e ashpër ndaj Belerit në fushatë, ku tha se nuk ndihet krenar për atë që ka thënë, por nuk ka lidhje me atë që ndodhi.
'Mirë, faleminderit për pyetjen. Para së gjithash, siç e thashë, ndonjëherë, në politikë, mund të thuash gjëra për të cilat nuk je krenar dhe në këtë fushatë, po, kam thënë disa gjëra për të cilat realisht nuk ndihem mirë, por nuk ndihem mirë, sepse kjo u lidh me atë që ndodhi, që nuk ka fare lidhje, fare. Arsyeja pse u tregova i ashpër me të ishte se ai bëri disa deklarata shumë, shumë të papranueshme, të tilla si “do të çonte përpara procesin e ndërprerë të helenizimit të Himarës”. Kjo është diçka që nuk mund të thuhet në Europë, në këtë Europë. Kjo vjen nga një e shkuar e errët dhe shumë e largët. Pastaj, sigurisht, edhe të tjera që nuk ishin realisht aspak të mira. Fliste sikur ishte atje për të çliruar Himarën, nuk e di prej kujt, po mund të flasim për këtë. Sidoqoftë, po ju bëj një pyetje retorike: “Nëse unë do të kisha dijeni që kishte një hetim të nisur nga denoncimi i dikujt dhe të angazhuar nga prokuroria, do ta ekspozoja veten me një gjuhë kaq të ashpër? Po ta dija që ai do të arrestohej, do ta ekspozoja veten me një gjuhë kaq të drejtpërdrejtë? Mendoj që, jo, sepse mund të mos jem njeriu më i mençur në botë, por nuk jam edhe më budallai në botë dhe ky do të ishte një budallallëk i madh. Arrestimin e tij e mora vesh kur policia ishte vënë në veprim dhe telefonova drejtorin e policisë e i thashë: “Çfarë është kjo?” Më tha: “Kemi një mandat arresti nga prokuroria dhe bazohet mbi prova bindëse për blerje votash”. I thashë: “Dëgjo, bëni mirë të jeni të sigurt për atë që po bëni, sepse kjo mund të marrë shumë për keq dhe duhet të mbështetet mbi prova bindëse. Megjithatë paçi fat”. Kjo nuk ishte diçka në të cilën isha i përfshirë, aksioni po zhvillohej tashmë. Tani, më bëni pyetjen tjetër.'- tha Rama.
Në një intervistë për gazetën ‘Kathemerini’ kryeministri Edi Rama ka rrëfyer një episode gjatë vizitës së tij në Korfuz ku kishte të afërm disa nga nëna e tij. Kreu i qeverisë shqiptare tha për gazetarin grek se fillimisht ai kërkoi që të shkonte në bibliotekë dhe të shikonte një prift.
'Korfuzi qe vendi i parë ku shkela si individ i lirë për të udhëtuar sepse më parë kisha udhëtuar, po nuk kisha udhëtuar si njeri i lirë, por si lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit, kur duhej të luanim jashtë në ato pak raste dhe ishte e vetmja rrugë për të dalë jashtë shtetit. Më tej, përpara se të shembej regjimi, por pasi kishte ndodhur ngjarja e madhe e kapërcimit të mureve të ambasadave, kur shqiptarët kërkuan azil politik, çka shënoi plasaritjen e parë në murin e regjimit, nisën t’u lëshoheshin pasaporta për të udhëtuar jashtë, njerëzve që kishin të afërm matanë dhe nëna ime, e cila ishte nga Vunoi, Himarë meqë ra fjala, kishte të afërm në Korfuz, kështu që shkova në Korfuz. Më kujtohet që, kur mbërrita, të afërmit tanë na pritën në shtëpi dhe më pyetën se ç’doja të bëja të nesërmen, të dilnim në pazar, të uleshim për një akullore apo të shkonim në plazh. Po, të haje akullore ose të shkoje për pazar ishte shumë tërheqëse, por iu thashë se doja të shkoja në një bibliotekë dhe të takoja një prift. M’u kthyen e më thanë, “mirë, bibliotekën e kuptojmë, po priftin?” Iu thashë: “Ndoshta më kuptoni ose ndoshta jo. Dua të shkoj në një bibliotekë, sepse për herë të parë në jetën time do të mund të shoh në një bibliotekë a në një librari, të gjithë autorët, që mund t’i prek, t’i nxjerr nga raftet, t’i shoh dhe ta bëj lirisht, sepse në Shqipëri shumë prej tyre nuk lejoheshin, ishin të ndaluar. Të shihja Platonin, Sokratin, Aristotelin, Kantin ose të gjithë shkrimtarët, Prustin, Kafkën e të tjerë si ata ashtu lirisht, për mua, ishte një ngjarje e madhe në jetën time. Më pas, iu thashë “dua të shoh një prift”. Nuk kisha parë kurrë në jetë një prift, sepse feja në Shqipëri ishte e ndaluar dhe doja vetëm të shihja një prift, sa për ta parë, sa për të kuptuar si dukej një prift. Vlera e shtuar ishte se prifti kishte mjekër të gjatë, më të gjatë se e imja, por po kaq të bardhë. Ju do të qeshni tani, po nuk është shaka, ishte mjekra e parë që shihja në jetën time, sepse deri përpara vitit 1990, mjekra ishte e ndaluar në Shqipëri.
Po, mjekra, flokët e gjata ishin të ndaluara. Mustaqet ishin një element që vetëm njerëz që ishin krejt të padyshimtë mund ta mbanin, si burrat në moshë ose shkrimtarët, ose veteranët e luftës, pleqtë në fshatra, por jo ne, jo të rinjtë. Meqë ra fjala, do ju tregoj diçka – dhe nuk është shaka, ishte diçka që vinte nga ndikimi i Revolucionit Kulturor kinez – ne kishim në aeroportin e Shqipërisë, i cili në atë kohë kishte shumë pak fluturime, Shqipëria kishte vetëm disa mijëra turistë dhe ishin thuajse të gjitha grupe marksiste-leniniste që vinin për të bërë pushimet këtu. Në aeroport kishte një dyqan berberi. Çdo turist që kishte mjekër ose flokë të gjata duhej të shkonte te berberi për të hequr mjekrën dhe për të prerë flokët. Kështu që edhe vetë Karl Marksi nuk do mund të hynte në Shqipërinë marksiste pa u rruar mirë e pa prerë flokët. Pra, ja pse isha në Korfuz. Më pas, bleva bojëra e letër dhe nisa të bëja piktura në ballkonin e asaj shtëpie shumë të bukur të të afërmve të mi dhe hyra në kontakt me dikë, që s’e kam takuar më, një piktor nga Korfuzi, i cili quhej Spiros Surxhinos. Atij i pëlqyen dhe më tha: “Pse nuk bëjmë një ekspozitë?” I thashë: “Uau, fantastike”. Kësisoj, unë çela një ekspozitë atëherë në dimër, në dhjetor, në sallën e ekspozitave të Teatrit të Korfuzit dhe kjo ishte ekspozita ime e parë jashtë.'- tregoi Rama.
Titujt e pronësisë për pakicat greke që jetojnë në Himarë ishte një nga temat fokus në intervistën e kryeministrit Rama për “Kathimerini”. Gazetari Pavlos Papadopoulos e pyeti Ramën nëse e di sa qytetarë grekë në Himarë kanë marrë tituj pronësie pasi në Athinë thuhet se ata mund t’i përfitojnë vetëm nëse ua shesin pronat investitorëve të mëdhenj strategjikë.
Rama tha se gjatë mandatit të tij qytetarët grekë dhe kishat kanë marrë tituj pronësie. Ai shtoi se nuk mund të bëhen marrëveshje pa marrë fillimisht titujt e pronësisë. Më tej kreu i qeverisë u shpreh se ka persona në pakicën greke të aftë për të manipuluar Athinën, ndërkohë që kjo e fundit duhet të kuptojë se ai (Rama) është mundësia më e mirë që ka për të përmirësuar jetën e qytetarëve të saj në Shqipëri.
Gazetari: Duke qenë se keni ndjenja të forta për Himarën, a doni t’i përcillni ndonjë mesazh në këtë intervistë pakicës greke që jeton në Himarë?
Kryeministri Edi Rama: Nuk kam asnjë mesazh për t’iu përcjellë. Mendoj se kushdo në Himarë apo në pakicën greke, kudo që jeton, e di shumë mirë, nëse nuk është i helmuar nga politika, se jeton në këtë vend plotësisht i barabartë me shqiptarët, me të mirat dhe të këqijat, me problemet e me kënaqësitë. Nuk di ende, mbase ju mund të më ndihmoni, që të ketë një problem të vetëm, sikur edhe një problem të vetëm që ta kenë vetëm grekët këtu. Nuk di të ketë asnjë të vetëm.Më thoni një.
Gazetari: Po, do t’jua them një. Nuk e dija, por më thanë që ka probleme lidhur me të drejtat e pronësisë së qytetarëve të Himarës. Në Athinë thuhet se qytetarëve të Himarës iu jepen titujt e pronësisë, vetëm nëse kanë rënë dakord tashmë t’ua shesin pronat investitorëve të mëdhenj strategjikë. Kështu, në 10 vitet që qeverisni Shqipërinë dhe tre vjet pasi Parlamenti miratoi ligjin e ri për pronat, a e dini sa tituj pronësie iu janë dhënë qytetarëve me banim në Himarë për prona që nuk janë shitur menjëherë pas kësaj?
Kryeministri Edi Rama: Së pari, ky është komplet manipulim, sepse historia e titujve të pronësisë në Shqipëri është shumë e dhimbshme, shumë e dhimbshme. Na u desh të kalonim nëpër ferrin e shtetëzimit të plotë, pastaj të përjetonim purgatorin e tranzicionit, viktima e parë e madhe e të cilit ishin titujt e pronësisë; një katrahurë e madhe, një katrahurë në çdo kilometër katror të vendit. Po ju them që ende kemi probleme, probleme të mëdha në Veri, ku ka shumë prona, ku ka nevoja për zhvillim, ku kanë nevojë për të marrë fonde, kanë nevojë për të marrë subvencione dhe nuk mund të regjistrohen, edhe sot që flasim, prandaj na u desh ta miratonim këtë ligj.
E dyta, të thuash që atyre iu njihet pronësia vetëm pasi kanë bërë marrëveshje me këdoqoftë është jologjike, sepse nuk mund të bësh asnjë marrëveshje, nuk mund të marrësh asnjë leje nga institucionet, nëse nuk ke titullin e pronësisë, kështu që duhet të kesh titullin. Kam dëgjuar këtë historinë (e pronave) “për një copë bukë” dhe është çmenduri. Ju e dini sesa shitet toka në Himarë dhe janë njerëzit atje që e shesin dhe e shesin tokën bazuar në dokumentet që kanë ose mbështetur në dokumente shumë të vjetra, (ruajtur) nga koha e komunizmit, ose që nuk janë as tituj pronësie, por ata janë pronarë dhe shesin. Sot, po ju them, në Himarë jemi në situatën ku prona shitet shumë më tepër sesa në shumë pjesë të Korfuzit.
Dikush që punon dhe ndërton atje dhe që nuk është nga Himara më tha i kam blerë pronat tri herë, sepse nuk doja që askush, askush të thoshte që më lanë pa gjë. Ata kanë probleme me njëri-tjetrin, për shkak të mbivendosjeve të pronës, për shkak të dokumentacionit të ndryshëm, dhe i kishte blerë tri herë e m’i tregoi dhe më tha “tani, po punoj të blej një pronë në Korfuz dhe është 10 herë më pak sesa ato që kam blerë në Himarë një herë të vetme”. Sot, në Himarë, gjeje pak sa është çmimi mesatar: 400, 500 euro për metër katror? Po flas aty ku është plazhi, jo në mal. Ka raste që mund të shkojë deri në 1 000 dhe është një transaksion mjaft i mirë në thonjëza, pasi është kryesisht jotransparent. Njerëzit marrin shumë para, pa i deklaruar siç duhet dhe këtë nuk e kemi vetëm në Himarë, e kemi kudo.Ne kemi ndërmarrë një sistemim të gjerë të titujve të pronësisë, por ka ende shumë për t’u bërë, sepse kanë ndodhur shumë gjëra të këqija më parë.
Më lini t’ju them diçka tjetër. Titujt e pronësisë që i janë dhënë pakicës greke gjatë mandatit tim janë të panumërta. Krahasojini me çfarë ndodhte më parë. Zero, zero, jo një, zero! Sot, minoritarët grekë mund të shkojnë në kisha që kanë titujt e pronësisë dhe kishat nuk kishin tituj pronësie, qëkur komunizmi i kishte zhveshur prej tyre. Qeveria ime iu dha titujt kishave. Pata një bisedë me shoqatën, nuk e di si quhet, Shoqata e Himarioton e Amerikës apo diçka e tillë. Ata ishin një zë i fortë, sepse kanë rrënjët e tyre në Himarë, ishin të mirëorganizuar, ishin mjaft të vendosur dhe më ishin kundërvënë bazuar në llafe. Më pas, shkova në Nju Jork, u ula me ta dhe u thashë, “shikoni, mos më dëgjoni mua, se unë do them atë që më vjen për mbarë. Dërgoni një ekip atje, dërgoni një ekip juristësh, të intervistojnë kë të duan. Le të shkojnë në vend, le të flasin me institucionet, le të mbledhin faktet dhe, pastaj, nëse është ashtu siç thoni ju dhe jo siç them unë, jam gati të marr ndëshkimin, domethënë ndëshkimin si gënjeshtari më i madh”. Një nga personat aty, një njeri mjaft i mençur, tha: “Dëgjo, nuk e kisha menduar kurrë që do të takohesha dhe do ndaja bukën me Edi Ramën. Kjo në vetvete është një gjë e jashtëzakonshme dhe tani po të them që, nëse po na manipulon, do të të qepem pas gjithë jetën”. Në mënyrën greke, sigurisht, jo në mënyrë terroriste. “Por, nëse ti po thua të vërtetën, do të jem miku yt përjetë”. Sot, jemi miq përjetë.
Dhe, kujdes, nuk po them që kjo e gjitha është vaj, nuk po them se nuk ka probleme, nuk po them këtë, por po ju them se problemet me pronën në të gjithë bregdetin shqiptar, që sipër në Shkodër e deri poshtë në Konispol, janë të njëjtat.Belaja është që ca njerëz, që me ç’duket janë më të zgjuar se të tjerët, dinë si ta përdorin flamurin grek si kartë krediti. Dinë si ta përdorin flamurin grek që të derdhin helm dhe dinë si t’i përdorin interesat e tyre shumë të vogla duke shfrytëzuar flamurin grek. Është diçka që në çdo popull ndodh, po, për Shqipërinë, e bëjnë duke përdorur flamurin e Partisë Socialiste apo flamurin e Partisë Demokratike, ose flamujt e partive të tjera, sepse nuk mund të pretendojnë se janë këtu një pakicë që po rrënohet apo një minoritar që po zhvatet.
Kur vjen fjala për disa persona në pakicën greke, ata janë shumë të zotë ta manipulojnë Athinën dhe Athina nuk është e gatshme të kuptojë se shansi më i mirë që ka për të përmirësuar marrëdhëniet dhe jetën e pakicës greke nuk është një grek, po jam unë këtu. Jam unë, jo sepse unë punoj për grekët, po sepse punoj për të gjithë njësoj dhe mendoj se grekët në Shqipëri janë një pasuri dhe duhet ta çmojmë praninë e tyre, kaq. Megjithatë, ashtu siç ka disa shqiptarë me të cilët nuk jam i lumtur që ndaj një gjak, ka edhe disa grekë që ju realisht nuk duhet të jeni krenarë që ndani një gjak me ta.
Ju drodhen gjunjet dhe Rames dhe tani me ze te shuar e te dredhur thote qe Beleri mund te vazhdoje te qendroje edhe kur t'i mbaroje afati i betimit sa kohe qe drejtesia nuk ka thene fjalen e fundit! Po bashkiaket e tjere pse i shkarkove akoma pa thene drejtesia fjalen e fundit?? Shkelje e krim bene ata,shkelje e krim beri Beleri.Beleri akoma nuk eshte betuar,por do na u mbajka ne detyre se drejtesia nuk ka thene fjalen e fundit,po Gjici, me i fundit nga bashkiaket e nepunesat e tjere,qe ishte betuar e qe beri krim, perse e shkarkove kur gjyqi si ka filluar akoma?!
PërgjigjuZ. Rama ne shume raste ka treguar papergjegjesi te madhe shteterore. Nje nga te fundit eshte premtimi, dhe tash siç permendi vete ne kete interiste, realizimi e vendosja e bustit te Konstandin Micotaqis ne Deviçan! Si ish kryeinistri i Greqise qe beri viziten e pare ne Shqiperi ai mbahet mend per gjashte pikat, kerkesat shoviniste ndaj Shqiperise! Nuk ka asnje lidhje me Shqiperine vendosja e bustit te nje armiku te Shqiperise ne Shqiperi! Ky zoteri kryeminiter nuk pyet institucionet perkatese te Shtetit Shqiptar por ben premtime dhe pastaj vendime thjeshte personale, jo qeverritare e shteterore. Duket sheshit qe me kryeministrin aktual te Greqise ka bere nje mareveshje personale, "ti me mundeso nje ekspozite personale ne Athine" dhe "une Edi Rama do te nge nje bust per babain tend ne Derviçan". Kjo eshte thjeshte tregeti midis dy personave, me interesa thjeshte personale, por e keqja e madhe eshte qe ekspozita e Rames iku dhe harroet shpejt, ndersa busti i armikut mbetet pergjithmone si nje gozhde tjeter nastadini e Greqise per Shqiperine dhurate nga Edi Rama!
PërgjigjuBravo
PërgjigjuORE TE MARSHIN TE KEQEN,Ç DREQIN PERPIQESH TE LLAFOSISH POEZI..ARMIKU LUFTOHET NE TERE HAPSIRAT E KOHES...TE PLASE PLUMBI PER ÇLIRIMIN E ÇAMERISE E ME PAS TE SHIKOJME KU DO VAJTIN KOPILAÇKAT E ARABIT
PërgjigjuRama u dorezua ne Greket. Se shpejti Beleri do clirohet, kete na dha te kuptojm Rama. Po e beri kete do jete tradhetari i kombit tone
Përgjigjuedhe ti i priske 50 euro e premtuara qe thua ti
edo prape ne mbrojtje ngele... dil more edhe njehere tek porta grekut... lexoju listen e gjate nga ligji luftes, çameria, arvanitasit, shqiptaret etj qe nuk kane fare te drejta si bukeshkalet qe ndjehen grek nga ne etj, trashe zerin se ashtu na respekton e mos belbezo sikur u kemi borxhe
PërgjigjuE mori përgjigjen edhe GAZETARI GREK se: 1.Edi Rama nuk është Saliu si b..lëpirës u MIÇOS SË MADH që i fali DETUN 2009. 2.Se KM në Shqipëri nuk e tërheq për hunde drejtësinë si Sb që futi në burg politikë F.Nanon për ca kavanoza reçeli..dhe të nxjerr nga burgu Hajdutin e votave F Belerin një TERRORIST I VITEVE 1984..! 3.Se KM E.Rama është një KM EUROPIAN më i miri në Shqipëri,Ballkan dhe Europë..! 4.Se edhe BE foli se çështja Beleri i takon drejtësisë dhe JO BE SIÇ U ANKUA GREQIA SI FËMIJA RRUGAÇ PARA SHOKVE NË LOJË..! 5.Qeveria Greke në 100 vite ka bër shumë faje ndaj Shqipërisë që Edi Rama nuk mori me to si: -Ligjin e luftës -Problemin ÇAM -Dhunimi emigrantëve Shqipëtar me ndryshim EMRI E MBEMRI.. -Marrja e tokave në Jug nga Sb për vrreza Greke..! -Gradimit JANULLATOS në krye të Kishës sonë që në 1992 nga Sb.. -Vrasja e 2 ushtarakve tan në postën kufitare Peshkëpi.. -Futja në Bularat Gjirokastër të TERRORISTI KONSTANDNO KACIFASIT..! -Oretendomet e Greqisë për HIMARËN Ka kohë që ngrihen.Beleri foli shpesh për HELENIZOMIN E HIMARËS. -Saliu që kandidoi Vekerin për KB do varur te sheshi..! -LËRI NAZET MOÇO ME E.RAMËN.
PërgjigjuNuk ja vlen te meresh me plerat e Greqise qe akoma mbajne ligjin e luftes dhe vazhdojne te meren me punet e brendeshme te Shqiperise.Si mund ti thuash mik kur je ne gjendje lufte,mik i pa bese me thik ne brez.Shqiperise nuk i duhet fare Greqia.
PërgjigjuRri mire tani dhe mos lepij ate qe peshtyve. Mos u bej Sumçe se ska lezet
PërgjigjuEhhh si u katandise o shefi xhepistave. Tallin hebet me ty cdo portal alla prapaskena. Do ngelesh ne histori si kllouni qe u be KM dhe mori me qafe gjithe kete vend.
Përgjigju