Intervista/ Eleandro Pema: Si na
ndryshoi jeta pas lindjes së djalit

Intervista/ Eleandro Pema: Si na<br />ndryshoi jeta pas lindjes së djalit
Ajo një “Miss”, ndërsa ai futbollist! Një lidhje dashurie që zgjat me vite, formulë kjo që vetëm Eralda dhe Eleandro e kanë gjetur. Sëbashku kanë një fëmijë, janë celebruar zyrtarisht ndërsa dasëm akoma nuk kanë bërë dhe nuk e kanë në plan. Djali ishte befasi, ndërsa një fëmijë i dytë do ishte mrekulli e dytë sipas tyre. Po si është të kesh në krah një nga femrat më seksi të ekranit shqiptar, si ju ka ndryshuar jeta pas ardhjes në jetë të djalit, këto dhe shumë përgjigje të tjera i marrim gjatë këtij rrëfimi me çiftin e njohur të ekranit shqiptar.
 
Jeni bërë prindër pas shtatë vitesh lidhje, si e përshkruani këtë ndjesi?

Kjo është ndjenja më e bukur që mund të kem provuar ndonjëherë dhe sinqerisht nuk di të gjejë fjalët e duhura për të përshkruar.



 
Çfarë ka ndryshuar në jetën tuaj ardhja e Amarit?

Po në një farë mënyre gjithçka ka ndryshuar sepse për ne tani Amari është i pari, edhe mënyra se si i përcepton gjërat tani është e ndryshme. Që do të thotë se, ti vazhdon të jesh i njëjti person, vetëm se tani je në funksion të dikujt tjetër.
 
Ju ka bërë më të ndjeshëm si prind?

Po sigurisht! Në momentin që bëhesh prind ndjeshmëria rritet edhe më shumë sepse tani e kupton dhe sheh gjëra që më parë ishin të panjohura.
 
Keni dashur me çdo kusht që fëmijën e parë ta kishit djalë, tipike dëshirë shqiptari?


Do duket sikur po e themi për efekt interviste, por jo asnjëra nga këto të dyja, madje në fillim menduam se prisnim vajzë dhe u lumturuam aq shumë sa i gjetëm dhe emrin. Më pas, morëm sërish lajmin e bukur që do ishte djalë dhe u lumturuam po njësoj sepse gjinia nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që po bekohesh me një dhuratë kaq të bukur.
 
Ardhja në jetë e djalit ka qenë befasi apo e planifikuar?

Do të them befasi me plot gojën për të vetmin fakt se nuk janë në dorën tonë këto plane.


 
Na tregoni emocionet e para kur mësuat lajmin se do bëheni baba?

Sigurisht emocionet janë të paspjegueshme me fjalë sepse realisht është e pamundur dhe sidomos ato të fillimit kur ndjenjat përzihen të gjitha me njëra-tjetrën.
 
Eleandro, e keni pasur problem të adaptoheni me të qarat në fillim, je partner ndihmës i Eraldës?

Fatmirësisht Amar ka qenë një fëmijë shumë i qetë në fillim dhe të qarat nuk ishin aq problematike, realisht kam pasur një afirmitet shumë të mirë me fëmijët gjithnjë prandaj mendoj që edhe me djalin gjithcka erdhi natyrshëm, mundohem q ëtë ndihmoj në atë cka nevojitet por mbi të gjitha kemi fat se ndihmën kryesore e kemi nga familjet.


 
Cilat janë baticat dhe zbaticat e të qenurit partner i një femre që mban kurorën e më të bukurës në vend?

Pse ka zbatica kjo gjë?!
 
Pajtohesh me faktin se futbollistët janë shumë të dhënë pas femrave miss dhe secili e ka për partner një të tillë?
Ne e kemi thënë vazhdimisht që nuk jemi tërhequr aspak nga profesionet tona, ne njiheshim me njëri-tjetrin që prej një viti para se të lidhemi nuk jemi parë ndonjëherë si miss dhe futbollist.
 
Si i keni rezistuar me kohë kësaj dashurie, keni pasur pengesa dhe sfida?

Jeta në përgjithësi është e mbushur me pengesa dhe sfida, por kryesorja në mardhënien tonë ka qenë mirëkuptimi, toleranca dhe respekti besoj.
 
Të ka penguar që njëkohësisht krahas karrierës ke pasur një jetë private larg mediave?

Jo sepse këto të dyja nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe nuk shoh arsye për pengesë.
 
Si e keni ruajtur atë deri në momentin që e keni bërë publike?

Nuk është se kemi bërë ndonjë gjë kushedi se çfarë jo, ne të dy thjeshtë jemi natyra të rezervuara dhe në jetën e përditshme dhe kaq.
 
Tani që jeni bërë prindër, keni menduar për ndonjë celebrim zyrtar, nëse po kur mund të ndodh dhe si e keni paramenduar, a keni menduar për detaje të hollësishme?

Nëse e ke fjalën për ceremoni, jo nuk kemi asgjë të tillë në plan sepse asnjëherë nuk e kemi pasur, ndërsa ligjërisht ne jemi të celebruar.
 
E pas djalit, ndonjë fëmijë tjetër se zakonisht të njohurit e praktikojnë këtë që fillimish krijojnë familjen e më pas vazhdojnë karrierën?

Ende është shpejtë për të tilla plane sepse Amari është i vogël, por sigurisht që një fëmijë i dytë do të ishte mrekulli e dytë.
 
Të flasim pak për anën profesionale, si shkon karriera jote si futbollist, cilat janë të rejat dhe çfarë presim nga Eleandro në të ardhmen?

Përsa i përket karrierës për ne të dy e para është familja dhe ashtu ka qenë gjithmonë, megjithëse ne të dy kemi ambiciet tona, të qenurit prind nuk na pengon aspak madje na motivon më shumë. Për momentin nuk mund të flas për planet në të ardhmen, megjithatë do ju bëj me dije shumë shpejtë.

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!