Intervista/ Enada Hoxha: “Fedra”
historia që na bashkoi në skenë

Intervista/ Enada Hoxha: “Fedra”<br />historia që na bashkoi në skenë
TIRANE- Jemi mësuar ti shikojmë vetëm në rolet e protagonistëve, por këtë herë ka ndodhur e kundërta! Veç jetësimit të roleve ato do të ngjiten në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit edhe si producent.

Enada dhe Gerti Vaso, dy balerinët shqiptarë që kanë lënë gjurmë në historinë e baletit në kuadër të 20- vjetorit të karrierës dhe lidhjes së tyre do të ngjisin në skenë “Fedrën”, një histori pasioni. Në këtë balet Gerti dhe Enada nuk do të vijnë vetëm si balerinë të kësaj vepre artistike, por edhe si producent. Publiku do të ketë mundësi të shoh për herë të parë këtë balet në skenën shqiptare në datat 5 dhe 6 Qershor në TKOB.

Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, Enada Hoxha na rrëfen sfidën e tyre përballë baletit “Fedra”, bashkëpunimin me balerinin italian, Francesco Rovea, si dhe projektet që do të na befasojnë gjatë sezonit veror. Personazhet e veprës do të interpretohen nga Enada Hoxha, Gerd Vaso dhe balerini italian, Francesco Rovea. Një vepër e fuqishme e risjellë në kostumografinë dhe skenografinë e stilit të viteve 1900 ruan nga mitologjia dramën, karakterin e personazheve, konceptin e sjelljes në çift, pasionin, trasgresionin dhe çmendurinë që rrjedh nga fatet e paracaktuara nga të cilat personazhet nuk kanë rrugë shpëtimi.

E emocionuar si gjithmonë! Ndryshe nga herët e kaluara, këtë herë vijmë jo vetëm si balerin protagonistë, por edhe si producentë. Nuk ishte e lehtë, por me ndihmën dhe mbështetjen e atyre që besojnë vërtetë tek ne, kjo shfaqje u bë e mundur... Na ndajnë edhe pak ditë nga premiera dhe ndihemi vërtet të lumtur që do të jemi në skenë me një vepër vërtet interesante siç është “Fedra”.

20 vjet “art mbi puante” do ngjisë për herë të parë në skenën shqiptare historinë pasionante të Fedrës. Është kjo një sfidë për ju?
Pa diskutim që është një sfidë. Pas 20 viteve, mendoj se çdo shfaqje që marrim përsipër të luajmë e konsiderojmë një sfidë me veten dhe një përgjegjësi akoma më të madhe në raport me publikun, të cilët nuk duan që t’i zhgënjesh.

Një vepër që daton në 1900, si do të vijë për publikun shqiptarë?
“Fedra” është një histori mitologjike, të cilën koreografi Fredy Franzutti e ka menduar ta sjellë në vitet 1900. Mjaft interesante mënyra se si e ka përceptuar vepren. Skenografia, kostumografia, muzika, ndriçimi; janë elementët kyç që e bëjnë këtë vepër tërheqëse dhe të bukur për publikun dhe për ne që e kërcejmë.

Një kostumografi dhe skenografi e atyre viteve e veshur nën petkun tuaj, mund të cilësohet dhe kurora e karrierës tuaj në dy dekada?
Koregrafia dhe kostumet do të jenë mjaft tërheqëse, e ndërsa t’i kërcen dhe vesh ato kostume, padiskutim që bëhesh njësh me to. Mos harrojmë që ky balet përcjellë një dramë të fortë dashurie deri në çmenduri... Sigurisht, që pas 20 viteve, ky është vërtet një rol i bukur dhe domethënës për mua dhe Gerdin.

Cilët janë projektet tuaja gjatë këtij sezoni?
Pas baletit Fedra, e cila uroj të pëlqehet... debutimi i radhës do të jetë më datë 22-26 Qershor si të ftuar speciale në “Rai Uno” në programin “Una Notte per Caruso”. Duke pasuar më pas, në Gusht në Itali përsëri me baletin Fedra dhe shumë projektet që do ti zbulojmë me kalimin e kohës.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit