Intervista/ Flet administratori i “Air Albania”, Sinan Idrizi: Nisim fluturimet në korrik

Administratori i kompanisë së parë ajrore shqiptare “Air Albania”, Sinan Idrizi, njëherazi aksioner, në një intervistë për Report Tv, ka folur për hapjen e kësaj linje.

Idrizi thotë se   “Air Albania” do të sfidojë linjat ekzistuese që sipas tij po rëndojnë çdo ditë xhepat e shqiptarëve me çmime tepër të larta dhe shërbime të dobëta. 

Idrizi ka folur edhe për aeroportin e Vlorës, për të cilin tha se tashmë janë duke u diskutuar termat financiarë. 

Akuzave të Partisë Demokratike se po pastron paratë e Edi Ramës, Idrizi iu është përgjigjur duke thënë se nuk do të merret me “babalet e PD-së” dhe se për shpifjet do t’iu drejtohet gjykatës. 

Brenda korrikut ne do të përpiqemi në maksimum të fillojmë fluturimet tona drejt Europës. Do të jemi në Romë, Milano, Bruksel. Kompanitë shqiptare janë të pamëshirshme saqë i masakrojnë shqiptarët duke i zvarritur 2 apo 3 orë nëpër aeroportet e tyre. Janë duke u negociuar termat financiarë, sipas informacioneve që kam unë. Di që do të jetë aeroport ndërkombëtar me kushte tranziti që Rinasi nuk i ka. Përfundimisht me këta Babale që kanë uzurpuar partinë e ëndrrave të shqiptarëve nuk ia vlen të merresh.

Sinan Idrizi, administrator i Air Albania

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zgjohu: 17/06/2018 20:17

    Per sa kohe do ndodhe nje nga gjerat me te leversisshme dhe te rendesishme per popullin tone, si per te levizur ne lirshem jashte shtetit ashtu edhe per turizmin, nuk duhet te na interesoje fare se si do aplikohet ky fenomen. Te shikojme ca eshte ne te miren tone dhe jo si i ka marredheniet ky tipi me banoret e lagjes.

    Përgjigju
  • Andi: 17/06/2018 17:35

    Kurre nuk e kam kuptuar kete tipin Sinan Idrizi dikur shiste lekura ne Turqi dhe nje dite te bukur hopaaa u be i pasur nderkohe u lidh me nje cift Bisnesmenesh turk dhe hiqet si miku i tyre i familjes bleu Flamurtarin dhe na doli tani ne Air Albania me te vertet se kuptoj misterin e tij o luan parate e Kesaj familjes turke me prona e pasuri dhe i pastron ose dicka me e madhe luhet

    Përgjigju
  • Faik: 17/06/2018 17:03

    Respekte SINAN IDRIZI ! Ata që bëjnë LLAP LLAP më poshtë janë Militantë dhe ISH HAJDUTË DOGANASH të PD DROGËS . "Qentë leri të LEHIN , Karvani të Ecë Përpara" ! SINAN IDRIZI është FANTASTIK .

    Përgjigju
  • Tot: 17/06/2018 15:58

    Si mund te besot ky tipi cfar thote ky vec hallin e vet ka ky se sa per shqiptaret nuk i Rrun fare ky

    Përgjigju
  • Emigrant: 17/06/2018 15:57

    Nuk kemi informacion sa I sigurte eshte fluturimi me AIR ALBANIA kryesisht kompanite e fluturimit jane te lidhura me shtetin dhe mentendenca eshte perfekte siguracioni nga shteti duhet te jete perfekt se je ne ajer per mua duhet te SIGUROHEM plotesisht per te fluturuar me kete kompani qe Po pretendohet do jete me bileta te lira

    Përgjigju
  • Bledi: 17/06/2018 15:56

    Z. Idrizi. Ju lutem mund te behem dhe une aksioner dhe administrator i kesaj kompanie me 100,000 lek. Se aq eshte ne QKR investimi juaj. Apo duhet te jesh mik i partise ne rradhe te pare.

    Përgjigju
  • Luli: 17/06/2018 14:31

    Mbare ta befte zoti po bere ate qe po premton

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën