Kirurgu Muharem Rama ka lënë dje bisturitë klinike, për të nisur operacionet politike. Së bashku me drejtuesin e shtabit elektoral për Dibrën, Damian Gjiknuri ai ka nisur punën në terren për fushatën elektorale.

Në një intervistë për Shqiptarja.com ai shprehet besimplotë për fitoren e garës, por nuk shprehet kategorik për përfundimin, teksa ndjehet mes entuziazmit elektoral. Rama tha se nuk ishte e papritur që ai të kandidohej, dhe vetë e priste këtë propozim, pasi prej 6 vjetësh drejtonte degën e Partisë Socialiste për qytetin e Dibrës.