INTERVISTA/ Gjergj Frashëri:
KKR shkel ligjet me Hotel Dajtin

INTERVISTA/ Gjergj Frashëri:<br />KKR shkel ligjet me Hotel Dajtin
TIRANE - Tri pyetje rrinë pezull pas vendimit të djeshëm të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve pranë Ministrisë së Kulturës për miratimin e projektit më të debatuar të Restaurimit të ish-Hotel “Dajtit”, si Monument Kulture i Kategorisë II.

Pyetjet burojnë nga përshkrimi që na ka dërguar vet institucioni i Ministrisë së Kulturës për vendimin në fjalë:
Kur thuhet se projekti miratohet “duke ruajtur të pandryshuar pamjen e tij të jashtme dhe duke respektuar rifiniturat, volumetrinë ekzistuese dhe të gjitha dëshmitë historike të tij”, a nuk duhet ruajtur edhe pamja e brendshme e një monumenti?;

Kur thuhet se “KKR shqyrtoi projektin për “Rikonstruksionin dhe ndërtimin e objektit ish-Hotel Dajti, Tiranë-Projekti i Zbatimit”, me porositës Bankën e Shqipërisë”, mos prite vallë që një bankë të “porosisë” dhoma gjumi dhe jo zyra e kasaforta?;

Ku thuhet në njoftin se “KKR ...vendosi që të miratojë restaurimin e objektit “Ish-Hotel Dajti”, si Monument Kulture i Kategorisë II, duke i hequr disa shtesa”, a e pranon ligji për monumentet që të mos hiqen të gjitha shtesat?  

Duke u kujtuar se në fillimet e punës së saj Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ngriti dhe një kolegjium me njerëz profesionistë e të ditur në mbrojtje të trashëgimisë, mësojmë se këtë kolegjium nuk e ka mbledhur paraprakisht për ccështjen e Hotel Dajtit, dhe jo vetëm për këtë ccështje. Arkitekti dhe specialisti i arkeologjisë, prof. Gjergj Frashëri, një nga anëtarët e këtij kolegjiumi, vëren se vendimi i KKR-së për Hotel Dajtin është marrë duke shkeluar ligjet bazë të trashëgimisë.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit