TIRANE- Pavarsisht performacës në testimin e përgjithshëm të mësuesve, asnjë arsimtari nuk do t’i ndërpritet kontrata e punës. Kështu u shpreh në një intervistë për “Shqiptarja.com” sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit Plarent Ndreca.

Sekretari i MAS theksoi se testimi do të zhvillohet për të kuptuar nivelin ku ndodhen mësuesit që më pas të zhvillohen dhe trajnime të ndryshme. Sipas Plarent Ndrecës, nëse edhe pas trajnimeve nuk do të rritet niveli profesional atëherë mund të flitet për ndërprerje të kontratës së punës. Gjithashtu Ndreca shpjegoi dhe arsyet pse nuk është nënshkruar kontrata kolektive e punës me sindikatata dhe ku konsiston padia ndaj ish-ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)