TIRANE- AKKP ka shpërndarë për 95 pronarë fondin e kompensimit financiar prej 300 milionë dollarësh. Por sipas Drejtoreshës së Agjencisë së Kthim Kompensimit të Pronave, Sonila Qato, është viti i fundit që aplikohet kjo skemë e cila lë të pakënaqur si pronarët, ashtu dhe Qeverinë.

Kreu i AKKP sqaron se është në fazën përfundimtare ligji i ri i kthim kompensimit të pronave, i cili parashikon një formulë të re për trajtimin e pronarëve. Ndërsa sqaron formulën e re, Qato flet edhe për çështjet e pronarëve shqiptarë të dërguara në Gjykatën e Strasburgut, si dhe zgjidhjet që ka përcaktuar kjo gjykatë për çështjen e pronës në tërësi.
 
Jeni shprehur më parë se fondi i përvitshëm prej 300 milionë lekësh për kompensimin financiar do të jetë i fundit, dhe se që nga viti i ardhshëm AKKP do të propozojë një skemë tjetër kompensimi.
Jam e bindur që do të jetë hera e fondit që aplikohet kjo skemë. Bëhet fjalë për një formulë që lë të pakënaqur pronarët, por lë të pakënaqur edhe Agjencinë e Kthimit të Pronave. Jo vetëm që fondi është shumë i vogël e numri i aplikuesve shumë i madh, por edhe nuk arrihet të kuptohet nga njerëzit  Ligji i ri për kthimin kompensimin e pronave, i cili po diskutohet me ekspertët e Këshillit të Evropës, por që do diskutohet edhe me palët e interesit, do të propozojë një formulë krejt të re kompensimi për pronarët.

Formula do të jetë gjithëpërfshirëse, duke u dhënë të gjithë pronarëve mundësi të barabarta për kompensimin e pronës, po ashtu nuk do të zbatohet më një herë në vit, por do të jetë i vazhdueshëm e i pandërprerë. Praktikisht, në gjashtë muajt e ardhshëm do të reformohet rrënjësisht ligji për kthim kompensimin e pronës dhe drafti i ri është në fazë të avancuar, në pritje të konltimeve me ekspertët e Këshillit të Evropës, zyrave përkatëse të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, të palëve të interesit në Shqipëri, e më pas për t’iu paraqitur Qeverisë.
 
Çfarë ndryshimesh parashikon ky ligj i ri për kthim kompensimin e pronave.
Unë nuk dum ë as ta quaj ligj për kthim kompensimin e pronave, por ligj për pronat, pasi do të sjellë një përqasje të re për çështjen e pronës në Shqipëri. Ajo që është shumë e rëndësishme ka të bëjë me faktin se kemi vendosur të hapim një proces të gjerë konsultimi me pronarët, dhe kemi përcaktuar si prioritet gjetjen e gjuhës së përbashkët me palët e interesit përpara se drafti përfundimtar të paraqitet në Kuvend.
 
Ndërkohë që Strasburgu nuk pret. Vetëm gjatë këtij viti qeveria është detyruar t’u paguaj rreth 20 milionë euro shumë pak pronarëve të cilët kanë fituar çështjet kundër shtetit shqiptar.
Pikërisht sepse Strasburgu nuk pret, dhe për shkak se kjo Gjykatë vazhdon të trajtojë paditë nga pronarët shqiptarë, që me gjasa do të jenë pësëri të kripura, Qeveria është vendosur të japë një përgjigje përfundimtare për këtë çështje. Kemi bindjen se drafti që po çojmë në Parlament do të ndryshojë rrënjësisht përgjigjet ndaj çështjes së pronës në Shqipëri.

Në mesin e muajit mars, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, ju referua Shqipërisë si një vend që përballet me vendime kundër saj në favor të pronarëve, por nga ana tjetër, duke ju referuar draftit theksoi se tashmë janë hedhur hapa të rëndësishme në gjetjen e zgjidhjes për këtë problem.
 
Po thoni se pas miratimit të këtij ligji të ri për pronat, qytetarët nuk do t’i drejtohen më Strasburgut si zgjidhja e vetme e problemeve të tyre me çështje të pronësisë?
Ambicia jonë është pikërisht kjo. Fakti që propozimet tona kanë gjetur miratimin e ekspertëve të Gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg, ashtu si dhe nga ekspertët e Këshillit të Evropës, tregon se jemi në rrugën e duhur për gjetjen e një zgjidhjeje të kënaqshme të çështjes së pronës. Mendoj se ndryshimet do t’u ofrojnë pronarëve zgjidhje nga vetë i tyre, dhe nuk do të shohin si rrugë të vetme Strasburgun.
 
Për ta bërë këtë, Qeveria duhet të ketë çfarë t’u ofrojë pronarëve. Çfarë ka shteti për t’u ofruar pronarëve në terma praktikë?
Sigurisht që po. Tashmë mund të flasim në terma realë për atë që shteti i detyrohet pronarëve. Zëvendësministri i Financave është i pranishëm në çdo konsultim që po bëjmë me ekspertë të Këshillit të Evropës. Por më lejoni të bëj një analizë shumë të thjeshtë.

Kemi parasysh faturat shumë të kripura që ka paguar shteti shqiptar ndaj pronarëve që kanë fituar në Strasburg. Nga një llogari shumë e thjeshtë mund të kuptojmë se në rast se ato milionë e miliona euro nuk do të paguhen në favor të një subjekti, do mund të përdoreshin fare mirë për të kompensuar një numër të konsiderueshëm pronarësh. Nëse reforma ligjore që po ndërmarrin, do të garantonte jo më çështje të humbura për shtetin shqiptarë, të gjitha këto miliona euro do të mund të përdoreshin për kompensimin e pronarëve.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)