TIRANE- Fundi i afatit të vedëklarimeve ka sjellë në skenë abuzues të ndryshëm të cilët u kërkojnë qytetarëve para në këmbim të regjistrimit të aplikimeve. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Paulin Rajta, drejtori i Degës së ALUIZNI-t për Qarkun e Tiranës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos i drejtohen asnjë personi që nuk është punonjës i këtij institucioni, pasi vetëdeklarimi është një procedurë që kryhet pa asnjë lloj pagese.
Gjithashtu Rajta thekson se nëpër sportele nuk duhet të paraqiten personat që e kanë kryer një herë më parë vetëdeklarimin, pasi ai është krejtësisht i vlefshëm. Sa për përfundimin e afatit më 31 dhjetor, kreu i ALUIZNI-t për Qarkun e Tiranës thekson se çdo ndërtim jo i legalizuar apo jo i përsfhirë në proces legalizimi do të verifikohet nga institucionet përkatëse të qeverisjev qendore apo vendore.
/Shqiptarja.com

VIDEO