INTERVISTA/ Seferi: Fundjavë në
Baldushk, ku Tirana merr shije tjetë

INTERVISTA/ Seferi: Fundjavë në<br />Baldushk, ku Tirana merr shije tjetë
TIRANË - Për të gjithë ata qytetarë që u mungon shëtitja gjatë javës, kalimi i kohës me familjes, sportet e ndryshme apo qoftë edhe ajri i pastër, tashmë do të kenë mundësi këtë fundjavë të provojë produktet bio, historinë, turizmin si dhe shumë aktivitete që ofron zona e Baldushkut.

Për nenkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, në një intervistë dhënë për ATSH-nsë, njohja e këtyre zonave periferike, “në vetvete zona për tu eksploruar”, sikurse tha  vete ai, është shumë i rëndësishëm pasi është e nevojshme që qytetarët të njihen me vlerat kulturore, historike e turistike që mbart Tirana e madhe.

Në këtë kuadër, sipas tij, fakti që kryeqyteti tashmë është më i madh në sipërfaqe, ka nevojë të promovohet, me vlerat, aktivitetet, fermerët e e bizneset.

Festa e Pezës ishte ndër të parat festa që u organizuan në Pezë e pasoi më pas me aktivitetet në Shën Gjergji, më pas fundjava në Ndroq, ndërsa kjo javë do ti përkasë zonës së Baldushkut.

Bio-fest Baldushk do të jetë e organizuar në mënyrë të tillë që të mos ketë vetëm produkte bio, por kryesisht produkte që janë simbolike për këtë zonë.Po ti referohemi Shën Gjergjin, për arsye klimaterike, domatet piqen deri në nëntor ndërsa për Baldushkun, gjeli i detit është karakteristik për zonën. Për Ndroqin mund të themi se vaji i ullirit është karakteristik, por sigurisht që cdo zonë ka vende të pasura me histori, që janë ende të pazbuluara”, tha nënkryetari për karakterikat e zonave periferike të Tiranës.

Po ashtu, sipas Seferit, këto zona mund të shfrytëzohen edhe për të zhvilluar sporte të ndryshme për të rinjtë.

“Unë mund të përmend shpellën e Shën Gjergjit, që ka vlera shumë të rralla, pasi ka një lum që hyn brenda në shpellë dhe del në lumin Mat, janë gjëra që mund të promovojmë dhe përdoren për të zhvilluar një seri sportesh për të rinjtë”, shtoi ai duke sqaruar se ka edhe shumë liqene natyrore që zbukurojnë Tiranën, duke vazhduar me kalatë si në Petrela, Ndroq, Shën Gjergji.

Sikurse Seferi e konsideron kryeqytetin “ kemi të bejmë me një qytet më traditë dhe histori”.

Një ditë në Baldushk

Relaksi, pamjet mbreslënëse dhe ajri i pastër do të jenë shoqëruesit e cilido që dëshiron që keto fundjavë ta kalojë ne Baldushk. Në këtë zonë do të gjejnë edhe një copëz historie që i çon mbrapa në kohë, për t’i bëre krenarë për historinë e vendit tonë. Por si do të jenë të organizuara aktivitetet e fundjavës në Baldushk?

baldushi

“Aktivitetet janë të konceptuara si ditë festash. Kjo do të thotë që nuk do të ketë vetëm panair agro-ushqimor por janë ditë të posacme për cdo familje që kërkon të kalojë kohën për tu shplodhur, si një ditë pikniku, shëtitjeje apo blerjeje kundrejt produkteve bio.
 
Aktivitetet fillojnë në orën 10 dhe gjithsecili vendos sa kohë dëshiron të rrijë atje Në këtë këndvështrim ajo që këmi vënë re është që janë të shumtë jo vetëm vizitorë nga Tirana,por edhe të huaj që shkojnë në këto zona. Zakonisht, organizimi do të bëhet nga administratori i njësisë, në bashkëpunim më fermerët e zonës dhe me indikacionet e bashkisë.
 
Është shumë e rëndësishme që në kuadër të kërkesës për të shijuar produkte biom të shëndetshmë për trupin tonë, të sensibilizohen edhe qytetarët që të shkojnë të vizitojnë këto zona, pasi janë zona shumë pranë Tiranës. Patjetër, që kjo mund të shërbeje edhe si një mundësi për banorët e Tiranës, për t’u lidhur me vetë fermerët për produktet bio”, shpjegon nënkryetari i bashkisë.
 
Në Baldushk mund të gjejmë dhe gjelat, pulat e detit të cilët pothuajse pjesa më e madhe e Shqiptarëve, i kanë në tryezën e vitit të ri, për të shijuar ardhjen e vitit të ri.

gjel

Por cfarë do të ndodhë pasi qytetarët do të vizitojnë të gjitha zonat në përiferi të Tiranës? Cili do të jetë hapi pasardhës?
 
Nënkryetari Seferi tregon se njohja paraprakisht me këto zona do të shërbejë si një shtysë për ta kthyer në traditë, për të njohur më shumë Tiranën në të gjithë sipërfaqen, vlerat e historinë e pasur që ajo mbart.
 
“Në rradhë të parë, ajo që duam është, të promovojmë iniciativën e këtyre zonave për të promovuar vetveten. Nga ana tjetër, të krijojmë tregje si pika grumbullimi në këto zona, që do ti korrencspondojnë zonave përkatëse. Pra, në këtë mënyrë jo vetëm të stimulohet prodhimi në këto zona por edhe të mbërrijë prodhimi tek konsumatori”, nënvizoi Seferi.
Përgjatë intervistës, Seferi i bën thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e aktiviteteve të fundjavës.

baldushk

“Keto zona kanë nevojë për njerëz më shumë sesa për mbështetje institucionale. Me lejoni, ti drejtohem qytetarëve për ti bërë thirrje që të jenë pjesë e fundjavës së mrekullueshmë në Baldushk, pasi ajo zonë do ti ofrojë relaksin e munguar gjatë javës, pamje fantastike, histori për këdo që është i apasionuar pas saj dhe sigurisht produkte bio, të shëndetshme për të gjithë ne. Baldushku është në vetvete një zonë për tu zbuluar”, thekson Seferi. /ATSH/

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar