TIRANË - I miksuar me artet e tjera, ku serviret nëpërmjet një panairi të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, pjesë e “Tirana Open”, libri megjithatë nuk e ka pasur fatin që të bier në dorë të lexuesve. Aktiviteti “Tirana Open” ka nisur të mërkurën më 6 maj në Tiranë. Që nga ajo datë stendat e librave po ndiqen nga një mumër shumë i kufizuar vizitorësh. Një pjesë e kalimtarëve në Bulevardin përballë nuk e kthejmë fare kokën nga ajo që po ndodh në Pallatin e Kongreseve. Nuk ndodhte kështu me lexuesin në nëntor 2014-s, kur po në këtë godinë ishte çelur panairi i librit.
Të jetë rastësi, që kemi një panair libri kaq të zbrazur; apo të jetë kjo një mungesë e menaxhimit apo mos është kjo heshtje e lexuesit një dështim i politikave aktuale kulturore të librit?!
Rreth kësaj teme më shumë detaje jep shkrimtarja e njohur, Flutura Açka, njëkohësisht edhe botuesja e “Skanderbeg books”. Si shkrimtare dhe botuese, Flutura Açka sipas këndvështrimit të saj hedh dritë në rrënjët e indiferencës që ka pushtuar aktualisht botën e librit në Shqipëri.
/Shqiptarja.com