Intervista/ Sotiraq Filo: Investimet tona e bënë Korçën qytet europian, tre prioritetet e mandatit tjetër

Intervista/ Sotiraq Filo: Investimet tona e bënë Korçën qytet europian, tre prioritetet e mandatit tjetër

Nga Parku Rinia, që është një prej projekteve transformuese të Korçës, Kryetari aktual i Bashkisë ka folur për projektet transformuese të katër viteve të ardhshme.

Sipas tij, investimet e viteve të fundit në Korçë, janë bërë faktor i rritjes së numrit të vizitorëve të huaj në qyteitn e serenatave.

“Ne kemi vazhduar me shtimin e hapësirave të gjelbra nga qendra në periferi, drejt fshatrave, drejt rrugëve, shesheve dhe hapësirave publike të transformuara nga e para deri në zonat informale. Janë projekte që kanë dhënë impakt në sektorin potencial të ekonomisë sonë që është turizmi. E them me krenari që Korça është shndërruar në qendër e artit dhe kulturës falë investimeve të bashkisë, dy më madhorët janë Muzeu i Artit Mesjetar, dhe Muzeu i Gjon Milit, dhe shumë ngjarje artistike që ne organizojmë në mënyrë periodike sipas një kalendari të caktuar”, tha Filo.

“Në Korçë kanë përfunduar në masë të madhe rikonstruksionet e rrjetit të kanalizimeve. Është duke u përfunduar një projekt shumë i rëndësishëm siç është ai i menaxhimit të mbetjeve fizike”, shtoi ai.

Lidhur me shërbimet sociale, Filo tha se kemi nisur programin “Qyteti Social”, i fokusuar te projekte që kanë në fokus shtresat në nevojë, si projetekt e strehimit social.

“Kemi patur 96 apartamente që ofrohen me qera sociale për aplikantët në nevojë. Së bashku me entin e banesave kemi ndërtuar së fundmi 76 apartamente me qera sociale. Kemi vënë në funksion bonusin e strehimit dhe për herë të parë presim të lidhim një marrëveshje me një bankë për t’u ofruar aplikantëve mundësinë për kredi me interesa të ulëta”, tha kandidati socialist.

Lidhur me katër vitet e ardhshme, Filo përmendi tre drejtime kryesore që do jenë priroritet: infrastruktura, e fshatrave dhe ajo e zonave informale në qytet, duke synuar që brenda mandatit të kemi atje një infrastrukturë të ngjashme me atë të qytetit Korçë.

E dyta janë projektet sociale, me ambicien që të mos lëmë askënd mbrapa në këtë proces zhvillimi.
E treta dhe më kryesorja është zhvillimi ekonomik, i lidhur me zhvillimin e turizmit.

“Kemi projekte si ndërtimi i një kompleksi dimëror dhe piste skish moderne, ndërtimin e një aeroporti, mbështetjen e biznesit privat që investon në turizëm, agropërpunimin, disa modele të bizneseve që po vendosen në Korçë dhe do i inkurajojmë. Po ashtu, do vijojë mbështetja e sipërmarrjes së të rinjve dhe inovacionit për të nxitur të rinjtë që të marrin aftësi në fushën e teknologjisë dhe informacionit”, përfundoi Filo./Lexo.al

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 23/06/2019 18:24

    Ahahah..cdo qytet aeroport...si genjejne kukes, vlore sarande...korce...tmerr mashtrusat e rilindjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë