TIRANE- Që në moshë të re, ai ka kënduar romancat më të bukura të të gjithë kompozitorëve shqiptarë, si Prenk Jakova, Tonin Arapi, Fehim Ibahimi, Pjetër Gaci, Çesk Zadeja, etj. E ka bërë gjithçka në karrierën e tij me dashuri dhe përkushtim, sepse zërin e kishte “bilbil” siç thoshte populli.

Këngët e para të Gaqo Çakos kanë nisur të këndohen në Liceun Artistik kur ishte 17-18 vjeç, dhe jo pak herë janë kënduar edhe në atë sallë të Akademisë së Shkencave të Shqipëriisë, ku dje u mbajt promovimi i librit monografik për jetën dhe karrierën e tij. Ishin vitet ’60 dhe Gaqo Çako duhet të ishte aty me orkestrën shtetërore për të kënduar për miqësinë shqiptaro-sovjetike, por që nuk zgjati shumë në vitet e diktaturës komuniste...