Intervista Trump-Musk, 5 mesazhet më të forta të ish-presidentit

Intervista Trump-Musk, 5 mesazhet më të forta të ish-presidentit

Donald Trump dhe Elon Musk

Ish-presidenti Donald Trump kaloi rreth dy orë të hënën mbrëma duke folur me Elon Musk në X, duke komentuar tema të ndryshme përfshirë edhe atentatin ndaj tij, marrëdhëniet e SHBA me kundërshtarët dhe garën presidenciale 2024.

Trump: Do të kthehem në Butler, Pensilvani në tetor

Ish-presidenti Trump njoftoi gjatë intervistës se ai po planifikon të zhvillojë një tjetër event të fushatës në Butler, Pensilvani, qyteti ku tentuan që ta vrisnin në mes të korrikut.

“Meqë ra fjala, ne do të kthehemi në Butler dhe do të kthehemi në tetor. Të gjithë jemi të përgatitur - njerëzit janë fantastikë në Butler, është një zonë e shkëlqyer” , i tha Trump Musk.

Trump zbulon ‘mrekullinë’ e atentatit të tij

Trump i tha Musk se “mrekullia” e atentatit të tij në Pensilvani këtë verë ishte se ai po shikonte në “drejtimin e saktë” të gjuajtësit Thomas Matthew Crooks kur ai hapi zjarr.

“Dhe kështu më goditi në një kënd që ishte shumë më pak shkatërrues se çdo kënd tjetër. Pra, kjo ishte mrekullia,” tha Trump, duke rrëfyer rrugën e plumbit që goditi veshin e tij. “Kjo ishte për ata njerëz që nuk besojnë në Zot, mendoj se të gjithë duhet të fillojmë të mendojmë për këtë. E dini, unë jam besimtar, tani jam më shumë besimtar mendoj”.

“Ishte e mahnitshme që më ndodhi të kthehesha në atë kënd të përsosur”, shtoi Trump.

Trump: Do të kemi deportimin më të madh në historinë e këtij vendi

Trump i tha Musk në një moment gjatë intervistës se “ne do të kemi dëbimin më të madh në historinë e këtij vendi” dhe “nuk kemi zgjidhje”.

Vërejtja erdhi teksa biseda u fokusua në sfidat e paraqitura nga emigracioni i paligjshëm në kufirin SHBA-Meksikë.

“Tashmë jemi të mbingarkuar Elon, jemi të mbingarkuar”, tha Trump.

“Pashë një reklamë pak para se të dilja në transmetim. Pashë një reklamë të Kamala që thoshte se si do të sigurojë sigurinë kufitare. Ku ka qenë ajo për tre vjet e gjysmë?” tha Trump.

Trump e quan Bidenin ‘presidentin më të keq në histori’

Trump e quajti Joe Biden, presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara – “presidentin më të keq në histori”.

Duke folur për ngjarjet që çuan në tërheqjen e Bidenit nga oferta e tij për rizgjedhje, Trump tha se zëvendëspresidentja Harris është “e paaftë” dhe “po aq e keqe sa Biden”.

“Shikoni, ajo nuk ka bërë një intervistë që kur filloi i gjithë ky mashtrim”, tha Trump.

“Dhe thuaj çfarë të duash, ky ishte një grusht shteti. Ky ishte një grusht shteti ndaj një presidenti të Shteteve të Bashkuara. Ai nuk donte të largohej. Dhe ata thanë, ‘ne mund ta bëjmë atë në mënyrën e duhur, ose mund ta bëjmë në rrugën e vështirë’”.

Trump përmendi luftërat në Gaza dhe Ukrainë, inflacionin dhe “rrëmujën në Afganistan” si disa nga kritikat e tij ndaj administratës së Bidenit.

Trump thotë se dëshiron të ‘mbyll’ Departamentin e Arsimit

Trump i tha Musk se një nga “aktet e tij të para” që do të bënte në një mandat të dytë presidencial është “mbyllja e Departamentit të Arsimit”.

Trump thotë se siç është tani, SHBA shpenzon “më shumë për nxënës se çdo vend tjetër në botë” pavarësisht se renditet më poshtë në listat e vendeve me sistemet më të mira arsimore. Fox news

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

'Matrix'/ Ferdinand Dervishi: SPAK mund t'i japë një goditje përfundimtare krimit! Ka treguar që nuk intimidohet

'Matrix'/ Ferdinand Dervishi: SPAK mund t'i japë një goditje përfundimtare krimit! Ka treguar që nuk intimidohet