Klea si të përzgjodhën ty për t'i dhënë lulet, sekretares amerikane?
Pra tre ditësh, drejtoresha erdhi në klasë dhe më tha që të përgatitesha pasi unë do t'i çoja lulet sekretares amerikane në aeroport. Në fillim mendova se e kisha dëgjuar emrin gabim. Fillova të mendoja: unë me sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës?? Nuk kam lidhje fare! Po kur drejtoresha filloi të më fliste për kostumet, lulet, atëherë u binda që do të isha unë, e përzgjedhura speciale.
Përse të zgjodhën pikërisht ty?
Nuk di të të them se përse pikërisht mua. Ndoshta ngaqë jam me të gjitha dhjeta, jam e rregullt në mësim dhe flas shumë mirë anglisht.
Lulet dhe kostumet i zgjodhët vetë apo jua dhanë organizatorët e ceremonialit?
Jo, jo, gjithçka na i sollën nga kryeministria. Edhe lulet, edhe kostumin popullor na i dhanë ata që kishin organizuar ceremoninë.
Si u bë nisja jote drejt Rinasit?
Rreth orës 09:15 minuta erdhi makina e kryeministrisë këtu te shkolla për të më marrë. Ata sollën edhe buqetën me lule dhe kostumin popullor që unë do të vishja. Qëndruam pak minuta te shkolla, pasi rregulluam kostumin. Më pas u nisëm drejt Rinasit.
Kishe emocione ndërsa prisje të mbërrinte avioni me sekretaren amerikane Hillary Clinton?
Në fillim kisha shumë. Pasi unë isha në një rresht me të gjithë personalitet më të rëndësishme. Pranë kisha ambasadorin amerikan, Arvizu, dhe pritej të vinte një ndër personalitet më të rëndësishme të Amerikës, ndaj isha në ankth se si do të ndihesha Por kur zbritën të gjithë me radhë nga avioni, emocionet më kaluan. Kjo ndoshta edhe për faktin se ambasadori amerikan u tregua shumë i sjellshëm dhe bëmë një bisedë, teksa prisnim avionin.
Sa qëndruat duke pritur?
Kemi pritur nja 30 minuta deri sa erdhi. Pastaj, pritëm te pista deri sa të ulej avioni, pastaj sa u shtrua tapeti, pastaj sa zbritën të gjithë me radhë.
Të pamë që kur i dhe lulet, zonja Clinton qëndroi disa minuta me ty, çfarë të tha?
Po, është e vërtetë. Në fakt nuk e prisja që të hynim në bashkëbisedim. Zhvilluam një minibisedë. Më pyeti për moshën, në çfarë shkolle je, më bëri komplimente. Më tha "je vajza më bukur shqiptare që kam parë". Më tha që isha një vajzë që do ecja në të ardhmen, dhe që kishte dëshirë që të takohej me mua edhe herë të tjera.
U emocionove ti ndërsa po flisje me të?
Po u emocionova, se në krahë kishte edhe ambasadorin Arvizu, me të cilin fola pak minuta më parë. Ambasadori, po më prezantonte në një mënyrë shumë mahnitëse para Hillary Clinton dhe unë u ndjeva shumë e emocionuar.
Kur mbaroi takimi, cila ishte gjëja e parë që bërë?
U telefonova prindërve. U thashë që kishte shumë televizione, që do më shikoni. Ata ishin të emocionuar më shumë se unë. Sepse unë me fushën e artit jam njohur që e vogël dhe për ata ndoshta kjo arritje kaq e madhe ishte shumë e rëndësishme dhe shumë emocionuese.
E kishe menduar më para se do ti dhuroje lule një personaliteti kaq të shquar ?
Jo! Më parë kisha menduar, se mund ti dhuroja lule Liri Berishës. Por, deri aq larg nuk me kishte shkuar mendja asnjëherë.
Para se ta takoje, e dije ndonjë gjë se kush ishte Hillary Clinton?
Kisha disa informacione. E njihja kush ishte, e kisha para edhe në lajme.
Pasi mbaroi ceremonia, u ktheve sërish në shkollë? Si të pritën shokët dhe shoqet?
Kur edha në klasë të gjithë po shikonin sikur kush erdhi, sikur erdhi ndonjë VIP. Pastaj, po më pyesnin si ja kalove, kush të çoi. Më thanë se duhet ta ndihesha shumë më fat, pasi nuk i ka ndodhur asnjërit kjo që të ka ndodhur ty.
A beson se ndonjë nga ata gjërat që të tha sekretarja amerikane gjatë këtij takimi, do të realizohet në të ardhmen?
Nuk e di a do realizohen apo jo, por di që jo një, por të gjitha ata që më tha Clinton do të jenë një kujtim shumë i bukur për mua. Janë gjëra që nuk harrohen.
Ke ndokënd që do të falënderosh për këtë moment që të dhuroi?
Po. Dhe ajo është drejtoresha ime Blerina Arbana, që ka qenë edhe mësuesja ime e parë. Pa të nuk do të mund të arrija këtu ku jam tani.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com