Ja ç'ka deklaruan mjeku Sami Koçeku dhe Alfred Gega tek tv. News 24 pasditen e 21 janarit 2011, menjëherë pas vrasjes së 4 protestuesve para kryeministrisë
INTERVISTAT
ZBARDHJA E INTERVISTES ME NEWS 24 - DR. SAMI KOÇEKU - A - 21/10/2011
Dr. Sami Koçeku: Janë... dy mbeten të identifikuarit, janë ekzakt sipas parametrave mjekësorë, dy konsiderohen të vdekur civilë, kanë shkuar në morg, një i identifikuar dhe një i paidentifikuar. Dhe tjetri që është i identifikuar është në Spital Ushtarak akoma, faktikisht, pavarësisht se ai ka bërë..., ka vdekur..., ka bërë..., ne po e mbajmë në monitorim, po e konsiderojmë në rrugë mjekësore...i vdekur, është plagë armë zjarri, por ne, thjesht, që është moshë 38 vjeç, po e mbajmë me monitor, duke punuar vetëm për hir të aparatit.
Gazetari: Doktor, le të themi dhe personi i tretë ka vdekur nga një plumb?
Dr. Sami Koçeku: Nga një plumb në kokë.
Gazetari: Në kokë. Dhe kjo, nga distancë e afërt?
Dr. Sami Koçeku: Shiko tani, ne kemi një eksperiencë prej 18 vjetësh në plagët prej armëve të zjarrit dhe eksperiencën më të madhe në Shqipëri e ka qendra jonë, për këtë eksperiencë kaq të madhe edhe mund të orientohemi. Plagët me të cilat kanë ardhur janë të distancës së afërt, kanë dhe shenjat e djegies, shenjat e plumbit, apo unazën e plumbit. Dhe unë, kur kam folur që thashë janë të distancës së afërt kam folur duke i'u referuar eksperiencës sime prej kaq vjetësh në spital dhe i njoh mirë plagët nga armë zjarri.
Gazetari: Pikërisht, nga kjo experience, nga sa afër mund të jenë qëlluar zoti Koçeku?
Dr. Sami Koçeku: Distanca është shumë e afërt, shenjë plumbi dhe djegieje nuk e bën distancë mbi një metër e gjysëm
Gazetari: Po, ndërkohë...
Dr. Sami Koçeku: Këto janë çfarë dimë ne, problemi është përfundimin e jep ekspertiza mjeko-ligjore ku janë specialistë që merren vetëm me balistikën dhe shenjat e plumbit, ato të japin ekzakt se si dhe qysh. Me një fjalë unë të flas thjesht si mjek...
Gazetari: Dhe nga eksperienca juaj, zoti Koçeku, përsa i përket të plagosurve, sa është numri i tyre dhe sa janë në gjendje të rëndë?
Dr. Sami Koçeku: Ne kemi rreth 40 minuta që nuk na kanë ardhur. Të plagosurit e fundit që kanë ardhur janë dy persona që kanë ardhur nga shpitë, janë njerëz që janë futur për t'i grabitur dhe i kanë qëlluar. Domethënë numri që kanë ardhur nga protesta janë 21 deri tani, 2 janë që kanë ardhur nga shpitë pas tendencave për t'i grabitur ose grabitjet që kanë bërë njerëzit që janë futur në shpi. Janë 17 policë, në gjendje të rëndë janë 3 pacientë që konsiderohen në gjendje të rëndë që janë me dëmtime me mjete të forta në kokë me ekspozim të trurit. Këto janë të dhënat.
Gazetari: Të plagosur me plagë të ardhura nga fishekë ka të tjerë zoti Koçeku?
Dr. Sami Koçeku: Janë dhe 3 të tjerë me plagë të lehta të trupit.
Gazetari: Të shkaktuara pikërisht nga plumbat?
Dr. Sami Koçeku: Nga armë zjarri.
Gazetari: Nga armë zjarri.
ZBARDHJA E INTERVISTES ME NEWS 24 - DR. SAMI KOÇEKU - B - 21/10/2011
1. Gazetari: Do na jepni një informacion sa persona janë plagosur dhe a ka persona që kanë humbur jetën apo jo?
2. Dr. Sami Koçeku: Ekzakt nuk mund të jap asnjë lloj informacioni për numrin e tyre këtu, por ekzakt dihet se aktualisht kemi dy civilë të vdekur, janë me plumba në distancë të afërt, janë me të gjitha shenjat..., konfirmim që distanca ka qenë shumë e afërt nga qëllimi i tyre. Duhet të jenë armë të kalibrit të vogël, për arsye se, nuk janë plagë që hyjnë dhe dalin, janë vetëm plagë hyrëse, që tregon se s'kanë fuqi arme dhe janë qëlluar nga afër...
3. Gazetari: Po, po.
4. Dr.Sami Koçeku: Për numrin total të të aksidentuarve, të ardhurve këtu nuk mund të japim për arsye se vazhdojnë vijnë dhe janë të paregjistruar një pjesë.
5. Gazetari: Në ekspertizën tuaj zoti Koçeku, cfarë fishekësh kanë qenë ato sipas jush?
6. Dr.Sami Koçeku: Me syrin tim, pistoleta të kalibrit të vogël, duket nga këto tip silenciator por të vogla, të vegjël, kalibër i vogël, i hollë, por që...
7. Gazetari: Ka qenë i pamundur shpëtimi i jetës së tyre?
8. Dr.Sami Koçeku: Kanë ardhur të vdekur.
9. Gazetari: Pra, dy persona kanë humbur jetën?
10. Dr.Sami Koçeku: Po.
11. Gazetari: Ndërkohë për të plagosurit zoti Koçeku?
12. Dr.Sami Koçeku: Për të plagosurit nuk dihet numri i saktë, them të dëmtuar ka: 3 veta me dëmtime të kokës, me plagë me gurë, me ekspozim të masës trunore, por akoma nuk mund të...
13. Gazetari: Po! Zoti Koçeku nëse ju pyes për identitetin e personave që kanë humbur jetën, apo ende është e pamundur?
14. Dr.Sami Koçeku: Ziver Veizi, i cili është identifikuar.
15. Gazetari: Zive... Edhe njëherë të lutem?
16. Dr.Sami Koçeku: Ziver Veizi nga Gjirokastra.
17. Gazetari: Po.
18. Dr.Sami Koçeku: Datëlindja '68.
19. Gazetari: '68.
20. Dr.Sami Koçeku: Tjetri nuk ka asnjë lloj mjeti identifikues.
21. Gazetari: Pra një qytetar nga Gjirokastra ka humbur jetën ndërkohë që personi tjetër është ende...
22. Dr.Sami Koçeku: I paidentifikuar.
23. Gazetari: I paidentifikuar thatë. Ziver Veizi thatë?
24. Dr.Sami Koçeku: Po, po!
25. Gazetari: Ndërkohë ju jeni në gaditshmëri për të pritur edhe personat e tjerë?
26. Dr.Sami Koçeku: Po, i gjithë personeli i spitalit është në spital, po bëjmë përpjekje të mbinatyrshme për të përballuar situatën? I gjithë personeli është, mjek, infermier...
27. Gazetari: Keni kapacitetet e duhura zoti Koçeku?
28. Dr.Sami Koçeku: Deri tani është e përballueshme,tani të shikojmë ishalla nuk ka përkeqësim të situatës.
29. Gazetari: Pikërisht mes të plagosurve ka nga ata që janë rëndë, apo gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën?
30. Dr.Sami Koçeku: Ka, dy nga të plagosurit që janë në koma, por jo me armë zjarri, me gurë, janë në gjendje të rëndë,po janë në intervent e sipër, pres të them rezultatet pas interventit.
ZBARDHJA E INTERVISTES ME NEWS 24 - DR. ALFRED GEGA - 21/10/2011
Dr Alfred Gega: Deri në këtë moment në Spitalin Ushtarak janë paraqitur 31 civilë dhe 27 policë. Nga civilët, 3 fatkeqësisht kanë vdekur. Emrat: Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe një që e cuan që në fillim në morg, do ta kenë identifikuar në morg. Momentalisht, një nga civilët është në reanimacion, është në gjendje të rëndë, po mjekohet, po reanimohet, si edhe një polic, I cili rezulton me hematomë epidurale, po observohet dhe nëse do të jetë e nevojshme mund të ndërhyhet kirurgjikalisht. Po që po observohet, për momentin nuk ka nevojë, po mbahet nën observim në reanimacion.
Gazetarja1: Tre personat që kanë humbur jetën nga se, kush ka qenë shkaku I humbjes së jetës së tyre?
Dr. Alfred Gega: Atë do ta përcaktojë mjekësia ligjore.
Gazetarja 1: Nga cfarë plagësh kanë ardhur? Me gurë?
Gazetarja 2: Armë zjarri?
Dr. Alfred Gega: Dukeshin plagë të vogla që shkonin për armë zjarri nga distancë e afërt.
/Shqiptarja.com