
Klejdi Myftari, Martin Dulaj, Anxhelo Ruçi
Personat që shihni në foto janë Klejdi Myftari 24 vjeç, Martin Dulaj 25 vjeç dhe Anxhelo Ruçi 27 vjeç, të cilët humbën jetën në aksidentin e regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”.
Klejdi Myftari, 24-vjeçari që humbi jetën në aksident punonte si instumentist muzikor.
Dulaj po udhëtonte me një automjet tip “Mercedes Benz” së bashku me të fejuarën e tij Ardisa Demiri 19 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën.
Klejdi Myftari udhëtonte së bashku me Anxhelo Ruçin, djalin e shefit të komisariatit të Tepelenës.
Lajmi kryesor:
Viti i Ri nis i përgjakur/ 3 të rinj humbin jetën në aksidentin fatal në Tepelenë, njëri prej tyre djali i shefit të komisariatit! 19-vjeçarja rëndë tek Trauma (EMRAT+FOTO)








