Intervistoi homoseksualin, Egjipti burg gazetarit, mbyll edhe televizionin dy javë

Intervistoi homoseksualin, Egjipti burg gazetarit, mbyll edhe televizionin dy javë

Mohammed al-Gheiti

Një gazetar i një televizioni në Egjipt u dënua me 12 muaj burgim të dielën për "promovimin e homoseksualitetit" pasi intervistoi të ftuarin në studio i cili ishte homoseksual.

Mohammed al-Gheiti u akuzua nga gjykata për "shpërfillje të fesë" pasi ftoi mysafirin në shfaqjen e tij dhe filloi ta intervistonte atë. Al-Gheiti mori edhe një gjobë, ndërsa do të vendoset nën vëzhgim për një vit pas përfundimit të kohës së tij të burgut.

Pas intervistës, Këshilli i Lartë për Rregullimin e Medias, organi më i lartë i mediave në Egjipt, mbylli LTC TV për dy javë duke cituar "shkelje profesionale".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj e nis Vitin e Ri me efektivët e FARSH-së në misione jashtë vendit: Jeni ambasadorët e Shqipërisë! E domosdoshme modernizimi i FA

Presidenti Begaj e nis Vitin e Ri me efektivët e FARSH-së në misione jashtë vendit: Jeni ambasadorët e Shqipërisë! E domosdoshme modernizimi i FA