I kritikuar dhe shpesh herë i kontestuar nga tifozët e Lazio-s, Igli Tare, me idetë dhe intuitën e tij, jo vetëm që e ka konfirmuar veten të denjë për postin e drejtorit sportiv te Lacio, por e ka ngritur ekipin në majën e futbollit italian përsa i përket lojës në fushë edhe bilancit të klubit!
Afrimet e tij janë kthyer në çelsin e suksesit aktual të klubit, për më tepër duke mbajtur një bilanc tejet pozitiv në merkato, pasi kater nga shtyllat e ekipit, Milinkovic-Savic, Immobile, Correa dhe Luis Alberta kanë kushtuar vetëm 45 milion euro, e njëjta shifer që Juventus ka shpenzuar për Bernardeschin!
Tare ka ditur të aplikojë në merkato filozofinë e Lottitos, shpenzime të vogla, afrime cilësore, rritje progresive dhe formula ka qenë tejet efikase pasi një Lacio e ndërtuar me 119 milion euro, sot vleresohet 4-fish!
Luis Alberto i afruar për 4 milion euro, sot vlen 40, Milinkovic-Savic nga 18 sot vlerësohet 70, Immobile 30 vjeçar nga 9.4 mln sot vlerësohet 45 milion euro dhe Strakosha i afruar me parametra 0 sot vlerësohet 25!
Tare ka arritur shumë mire ti ruajë ekuilibrat e ekipit dhe kjo u vërtetua edhe me fitimin e Superkupës së Italisë. Pas kësaj arritje synimi mbetet kualifikimi në Champions League, por duke mos i shkëputur sytë nga ''Scudetto'', ç'ka do të nxirrte edhe më shumë në pah punën e Igli Tares!
Komente

