TIRANE - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur ditën e sotme një aksion për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e jashtëligjshme në Tiranë.
 
Aksioni i INUK është përqendruar në zonat e rrugës së Kavajës, në rrugën Myslym Shyri, pranë shkollëz Harry Fultz si dhe te ish-fusha e aviacionit. Nga verifikimet e bëra nga INUK janë identifikuar gjithsej 7 objekte ndaj të cilëve ka filluar procesi i për prishjen e tyre.. Deri më tani nuk raportohen konflikte apo probleme me banorët.
 
Ndërkaq mësohet se aksioni i INUK për lirimin e hapësirave publike nga objektet pa leje në kryeqytet do të vazhdojë edhe nesër.

inuk
(Në foto: Pamje nga aksioni i INUK gjatë aksionit në kryeqytet)  Foto të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)