Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur sot operacionin për prishjen e një sërë ndërtimesh në zonën turistike të komunës Hudënisht, përgjatë vijës liqenore Lin-Pogradec. Me një shpërthim të kontrolluar, në ditët e fundit të vitit të kaluar, është prishur një ndërtesë shtatë katëshe në këtë zonë në breg të liqenit. Në vijim, pas ditëve të pushimit, INUK është përqendruar në këtë rajon për kthimin në interes të qytetarëve të një hapësire të madhe publike të zënë nga objekte të ndryshme.
Ky operacion do të zgjasë rreth dhjetë ditë dhe në të do të përfshihen mjete të ndryshme të INUK, si dhe forca njerëzore të këtij inspektorati. INUK ka nisur hapjen e vrimave për vendosjen e lëndës plasëse në një objekt 6-katësh, ndërkohë që do të jenë tre ose katër godina të tilla që do të shemben me shpërthim të kontrolluar.
Sipas planit të punës së INUK në zonë janë rreth 20 objekte që do të prishen, një dhe disa katëshe, sipas një rendi të përcaktuar më parë nga ekspertët e INUK. Vetëm ditën e sotme, janë shembur deri në këto momente katër objekte të përmasave të ndryshme.
“Kemi bashkëpunim dhe mirëkuptim me shumicën e qytetarëve të interesuar, ndërkohë që mbështetja nga qytetarët e tjerë ka qenë maksimale.”- theksohet në njoftimin e INUK.
Gjithashtu INUK rithekson edhe njëherë se puna e këtij institucioni do të vijojë pa ndërprerje dhe pa tolerancë në mbështetje të ligjit dhe qytetarëve në të gjithë Shqipërinë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com