TIRANË- Rreth 15 objekte pa lejë janë prishur sot, buzë rrugës së Elbasanit nga Inspektoriati i Ndërtimit. Siç njofton INUK, 30 ndërtime buzë Rrugës së Elbsanit, nga Ekonomiku e në vazhdim përgjatë saj në krahun e majtë, pritet të prishen në vijim.

Mjetet e rënda të INUK-ut, grupet e gatshme dhe inspektorët e terrenit ndodhen atje për të realizuar prishjet e ndërtimeve, për të siguruar mbarëvajtjen e operacionit, si dhe për të bërë verifikimet e mëtejeshme të dokumentacionit të objekteve, për të vijuar operacionin edhe ditët në vijim.

 “INUK-u vijon aksionet në përmbushje të angazhimit të qeverisë për zbatimin me vendosmëri të ligjit për çlirimin e hapësirave urbane dhe zhvillim të qëndrueshëm të territorit”, thuhet në një njoftim për shtyp të INUK.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)