INUK, PS: Çlirohen hapësirat që 
zuri Berisha. PD:Sulmoni qytetarët

INUK, PS: Çlirohen hapësirat që <br />zuri Berisha. PD:Sulmoni qytetarët
TIRANE - Partia Socialiste përmes deputetes Blerina Gjylameti ka dhënë një tablo të aksioneve që ka bërë Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në vend, ku vetëm në Tiranë janë rrafshuar 1800 ndërtime pa leje, që sipas mazhorancës janë lejuar nga kreu i Bashkisë Lulzim Basha e më pas janë legalizuar nga Sali Berisha në kohën kur ky i fundit ishte në pushtet.
 
“Ndërtime pa leje, kryesisht në Tiranë, që lulëzuan gjatë mandatit të demokrateve në krye të Bashkisë, të cilat më pas legalizoheshin nga qeveria e kaluar. Me pak fjale, Luli nxiste zaptimin e hapësirës publike, Saliu i legalizonte. Fatmirësisht, falë punës së qeverisë dhe INUK, sot hapësira publike po i rikthehet qytetarëve. Këtë e kemi parë në rrugët dhe lagjet e Tiranës, por po e shohim dita ditës edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Është për të ardhur keq që pikërisht këta zotërinj të opozitës, në vend që të kërkonin ndjesë për zullumet e bëra, qoftë në raport me drogën, qoftë në raport me energjinë, qoftë në raport me ndërtimet pa leje, si edhe shumë e shumë gjera të tjera, kanë zgjedhur të mos reflektojnë mbi gabimet e bëra në 8 vjet qeverisje, por me kokëfortësi të mbrojnë të pambrojtshmit, shkelësit e ligjit”, tha Gjylameti.

Po Partia Demokratike e konsideron aksionin e INUK në shkallë kombëtare si një sulm drejtuar qytetarëve dhe një mbështetje në të mirë të klientelës së Kryeministrit dhe qeveritarëve.

“Dy Shqipëri kemi sot e gjithë ditën. Shqipëria e miqve të Edi Ramës, e qeveritarëve që nuk preken. Dhe Shqipëria e të tjerëve ku arbitrariteti e represioni bën hi cdo gjë që u del para. Pallatet shumëkatëshe të klientelës qeveritare në breg të detit në Durrës vazhdojnë të hedhin shtat. Po janë me dhjetra e me qindra rastet selektive, ku ndërtesa e një qytetari prishet, dhe ngjitur me të, ndërtesa e mikut, nipit, kunatit, kushëririt, të deputetit ose ministrit nuk preket. Qytetarët nuk do ta lejojnë këtë padrejtësi. Partia Demokratike i fton ata të kundërshtojnë me cdo mjet pabarazinë para ligjit”, tha deputeti demokrat Aldo Bumci në një deklaratë për mediat nga selia blu.

Vetë kryeministri Rama është shprehur se INUK do të vijojë aksionet derisa të gjitha ambientet publike të jenë liruar, një politikë që për opozitën ka qenë me dy standarte, që në krye të herës.

Deklarata për shtyp e deputetes Blerina Gjylameti:
 Janë plotë 1800 objekte pa leje, vetëm në Tiranë, të çliruara deri më sot nga INUK, hapësira që fatkeqësisht ishin të zaptuara nga ndërtime pa leje dhe që kishin bllokuar parqe, kënde lojërash, trotuare, rrugë e rrugica. Ndërtime pa leje, kryesisht në Tiranë, që lulëzuan gjatë mandatit të demokrateve në krye të Bashkisë, të cilat më pas legalizoheshin nga qeveria e kaluar. Me pak fjale, Luli nxiste zaptimin e hapësirës publike, Saliu i legalizonte.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë