/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të shëmb sot një ndërtesë 5-katëshe përmes shpërthimit tek zona e Yzberishtit.
Burime pranë INUK bëjnë të ditur se në zonën e Yzberishtit rreth mesditës do të shëmbet përmes shpërthimit një ndërtesë 5-katëshe e cila është ndërtuar pa leje.
Shëmbja me shpërthim i e kësaj ndërtese kërkon masa të larta sigurie të cilat INUK sëbashku me Policinë e Tiranës i kanë siguruar.
Prandaj uniformat blu bëjnë të ditur se në zonën ku do të ndodh shpërthimi, pranë "Unazës së Re, tek hyrja për në "Yzberisht" do të bllokohet qarkullimi i automjeteve dhe konkretisht tek zona e "Unazës së Re" në të dyja akset që lidhin fabrikën e miellit dhe rrethrrotullimin tek Sheshi "Shqiponja", apo siç njihet ndryshe rrethrrotullimi i doganës, për gati 30 minuta. Po ashtu edhe këmbësorët do të shoqërohen nga Forcat e Policisë për të lëvizur në një zonë ku nuk rrezikohet shëndeti i tyre. Uniformat blu dhe INUK kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve në këtë aksion.
/Shqiptarja.com