TIRANE - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar edhe ditën e sotme aksionin për lirimin e hapësirave publike nga objektet e paligjshme në rrugën “Hoxha Tahsin” pranë zonës së “Xhamllikut” në Tiranë.
Sipas INUK deri më tani janë prishur 5 objekte ndërsa gjatë ditës së djeshme të aksionit në këtë zonë, janë shembur 31 shtesa pallatesh dhe tenda me konstruksion të lehtë.
Siç thekson INUK pronarët e këtyre objekteve janë bindur për paligjshmërinë e tyre ndërsa kanë nisur vetë prishjen e objekteve në fjalë. Aksioni i INUK në këtë zonë vijon që prej ditës së djeshme ndërsa janë parashikuar të prishen 70 objekte me qëllim lirimin e hapësirave publike.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com