Inspektoriati Ndërtimor Urbanisitk Kombëtar ka vijuar, ditën e sotme, aksionin e saj për prishjen e objekteve pa leje në qytetin e Durrësit dhe Elbasan. Ndërsa aksioni u shoqërua dhe me rezistencën e pronarëve të një objekti pa leje në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Një sërë objektesh në zonën e Shkëmbit të Kavajës që kishin mungesë dokumentacioni kanë qenë objektiv i aksionit të INUK. Aksioni ka vijuar gjatë gjithë ditës, ndërsa inspektorët e INUK kishin edhe suportin e forcave të policisë, pasi edhe incidentet nuk munguan.

Pronarët e një objekti kundërshtuan prishjen se pretendonin dokumentacion të rregullt, por reagimi tyre u neutralizua nga forcat e policisë.
Aksioni më pas filloi më prishjen objekteve të tjera, ndërsa në mbrëmje u finalizua me prishjen e një objekti katërkatësh.
Ndërkaq, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar shembjen e ndërtimeve pa leje në Unazën Jugore të Elbasanit për të vazhduar më pas drejt qendrës së qytetit për prishjen e disa objekteve pronarët e të cilëve ishin lajmëruar më parë.
Inspektorët e INUK nuk janë ndeshur në rezistencën e banorëve, të cilët të ndërgjegjshëm për shembjen e objekteve pa leje, janë lejuar edhe të bëjnë boshatisjen për të shpëtuar çfarë të mundin para ndërhyrjes së fadromave.
Të pranishëm, si në të gjitha aksionet e tjera të Inspektoriatit Ndërtimor për shembjen e ndërtimeve pa leje, kanë qenë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të ndalur konfrontime të mundshme midis banorëve dhe forcave të INUK.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO