TIRANË- Aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) për prishjen e ndërtimeve pa leje po vijon dhe gjatë ditës së dielë në rrugën e Elbasanit, në afërsi të Pallatit të Brigadave, në Tiranë.
Gjatë këtij aksioni, inspektorët e INUK kanë hasur në kundërshtimin e pronarëve të një ndërtese, e planifikuar për t'u prishur, të cilët pretendojnë se shtëpia e tyre është në proces legalizimi. Megjithë, rezistencën e banorëve fadromat e INUK kanë nisur punën për prishjen e objektit.
Prej disa ditësh puna e Inspektoriatit Ndërtimor është përqëndruar në këtë zonë të kryeqytetit, ku po punohet për prishjen e ndërtimeve pa leje, të cilët pengojnë ndërtimin e një rruge të re dytësore, që nis nga shkolla e mesme e Gjuhëve të Huaja.
Sipas zyrtarëve të INUK janë rreth 20 ndërtesa që do të prishen për të hequr pengesat në ndërtimin e kësaj rruge të re. /ATSH/
/Shqiptarja.com