Ndërimet pa leje të mbikalimi i Urës së Dajlanit, Plepave dhe përgjatë rrugës plazhit ishin sot në qëndër të aksionit të INUK në Durrës.
Në mbështetje të forcave të INUK janë vënë një numër i konsiderueshem forcash speciale të ardhura nga Tirana të pajisur me veshje dhe me mjete të blinduara.
Aksioni do të jetë i gjatë për shkak se do të vazhdojë deri në Vlore më të njëjtin objektiv, çlirimin e mbikalimeve, rotondave dhe anet e rrugeve nga ndërtimet pa leje. Deri tani nuk ka pasur konfrontime midis inspektoreve te INUK dhe pronareve. Sipas shifrave të dhëna nga INUK 20 objekte janë prishur në Durrës.
Elbasan prishen 17 ndërtime pa leje
Aksioni i INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje ka mbërritur edhe në Elbasan. Vetëm në qytet numërohen mbi 300 objekte të cilat do të prishen gjatë gjithë javës.
E pranishme gjatë prishjes së objekteve ishte dhe drejtoresha e INUK, Dallëndyshe Bici sipas të cilës aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vazhdojë dhe të gjithë ata që kanë zënë këto hapësira janë lajmëruar një javë më parë.
Ajo u shpreh se ndërtimet do të prishen në të gjitha rrugët kryesore.
Pronarët janë lajmëruar, megjithëse shumë prej tyre kanë pretendime pasi shprehen se ndodhen në proces legalizimi. Deri tani në Elbasan janë prishur 17 ovjekete pa leje.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO