Inva Mula çel sezonin artistik me
“Peshkatarët e perlave” në TKOB

Inva Mula çel sezonin artistik me<br />“Peshkatarët e perlave” në TKOB
Opera me tri akte “Peshkatarët e Perlave” e Bizet do të cel sezonin artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me regjinë dhe protagonizmin e sopranos me famë botërore Inva Mula.

Premiera do të shfaqet në 22 shtator në skenën e Pallatit të Kongreseve. Në këtë premierë do të interpretojnë emra të njohur të skenës operistike shqiptare, por dhe të huaj si si baritoni Armando Likaj, sopranoja Ramona Tullumani, etj, ndërsa sopranoja Mula përveç regjisë do të luaj rolin e Lejlës.

Me libret të Michel Carre dhe Eugene Cormon, dirigjent Zherar Akokanë, opera “Peshkatarët e Perlave” në vitin 1990 është ngjitur në skenë nga regjisori Nikolin Gurakuqi, ku rolin e Lejlës e interpretonte Inva Mula.

Janë disa mjështër të skenës operistike shqiptare, që kanë interpretuan këtë vepër vite më parë si Nina Mula dhe Ksanthipi Mullisi në rolin e Lejlës, Zihni Berati, Gaqo Çako, Maliq Herri në rolin e Nadir, Avni Mula, Ramiz Kovaçi, Hysen Kurti në rolin e Zurga, Lukë Kaçaj, Koço Timko në rolin e Nurabadi.

Kjo vepër është një nga më përfaqësueset e repertorit operistik botëror, i cili ruhet sot në fondin e jashtëzakonshëm të historisë së vënieve në skenën e TKOBAP. Opera ” “Peshkatarët e Perlave” do të shfaqet edhe në datat 24 dhe 25 shtator po në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime