Inva Mula entuziasmon publikun 
me operën 'Peshkatarët e Perlave'

Inva Mula entuziasmon publikun <br />me operën 'Peshkatarët e Perlave'
Sopranoja me famë botërore, Inva Mula, ka kënduar mbrëmjen e së dielës rolin e Lejlasë në operën “Peshkatarët e Perlave” në Pallatin e Kongreseve. 
 
Mula është rikthyer me këtë rol pas 27 vitesh, ku ka qenë edhe regjisorja e premierës.
 
Si gjithmonë publiku nuk ia ka kursyer duartrokitjet sopranos së madhe.
 
Opera me tri akte është shoqëruar edhe me pjesë baleti të realizuara nga koreografët Enada Hoxha e Gert Vaso
 
Kanë interpretuar emra të njohur të skenës operistike shqiptare, si Armando Likaj, Ramona Tullumani, por dhe artistë të huaj.
 
Dirigjenti Zherar Akoka ka drejtuar orkestrën shqiptare, ai ka ardhur edhe në vitet ’90 për të finalizuar me sukses marrëdhënien mes muzikës së Bizet dhe  këngëtarëve.
 
Mula interpretoi në natën e dytë të premierës, rolin me të cilin e lidhin motive të forta. Nëna e saj, sopranoja e njohur Nina Mula e ka interpretuar në vitin 1994 Lejlanë.

Për Inva Mulën ky rol në rininë e saj la gjurmë suksesi në atdhe, para se të iktë nga Shqipëria drejt skenave botërore të Romës e Parisit në vitet ‘90
 
 “Peshkatarët e Perlave” ka çelur sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe do të vijojë të jepet edhe sot më mbrëmje në Pallatin e Kongreseve. 

[gallery]24025[/gallery]
 
 Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur