Inva Mula festë luksoze në
Durrës për ditëlindjen e vajzës

Inva Mula festë luksoze në <br />Durrës për ditëlindjen e vajzës
Sopranoja e njohur shqiptare, Inva Mula dhe bashkëshorti i saj Hetem Ramadani kanë mbledhur në Durrës të martën e kësaj jave miqtë e tyre për të festuar ditelindjen e vajzës së tyre, Nina.

Në një festë madhështore ata kanë mbledhur njerëzit më të afërt për të festuar ditëlindjen e parë të Ninës së vogël, e cila mban emrin e gjyshes së saj.



Nga të pranishmit është mësuar se festa ka qenë e organziaur me mjaft shije dhe jo pak e shtrenjtë, ama një gëzim i tillë justifikon çdo lloj teke të prindërve, aq më tepër kur bëhet fjalë për personazhe të rëndësishëm siç është sopranoja Mula dhe bashkëshorti i saj, i njohur si një nga biznesmenët e pasur të Evropës.



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “Thash&Them” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re