Inva Mula: “Pagliacci” dhe historia 
  e dashurisë së prindërve të mi

Inva Mula: “Pagliacci” dhe historia <br />  e dashurisë së prindërve të mi
TIRANE- Inva Mula, ia doli të kishte sukses mbrëmjen e së dielës së 31 majit, 2015, në Tiranë, duke ia vënë mirë shpatullat barrës së dyfishtë, edhe si regjisore e premierës “Pagliacci”, edhe si këngëtare në rolin e Nedda-s.

Dhe në intervistën për “Shqiptarja.com”, nga goja e divës së operës botërore, dëgjojmë që të shqiptohet me zë të lartë se përveç talenteve të tjera që ka Shqipëria, mezzospranoja Vikena Kamenica dhe sopranoja Etleva Golemi “janë divat e operës shqiptare”.

Suksesi i operës “Pagliacci” me regji të Inva Mulës u arrit edhe falë orkestrës që ishte në formën më të mirë që është parë ndonjëherë. “Kjo u arrit falë mobilizimit të çdo orkestranti, nga një punë e madhe e dirigjentit Mikelaxhelo Maça.

Ai ka punuar në çdo detaj, në çdo instrument, e njeh orkestrën nga brenda dhe falë profesionalizmit të tij dhe humanitetit të tij në punë, ai ka nxjerrë më të mirën”, shpjegon sopanoja e njohur Inva Mula. Ajo duket qartë se mezi pret që t’ia zëmë në gojë suksesin e aktorëve-personazhe, përpara vetë suksesit të tsaj.

Sapo i kujton disa nga rolet që duartrokiti publiku, Inva Mula për secilin ka nga një koment mbresëlënës. “Armando Lika ka bërë një personazh të shkëlqyer, Silvion; Klodian Kaçaani bëri një Arlekin të mrekullueshëm”. Inva Mula shprehet më tej se kudo që do ta jepnin produksionin, pëfshirë edhe grupimin e dytë që këndoi mbrëmë, shfaqja do kishte një prezantim dinjitoz. Inva Mula veçon Ylber Gjinin si këngëtar të shkëlqyer.

Qëndron plot mirënjohje e respekt tek sopanoja e njohur Marjana Leka, dhe pasi përmend interpretimin e shkëlqyer, thotë për të se “Marjana Leka ka bërë edhe provat e mia, se nuk mumd të isha në të njëjtën kohë edhe në skenë, edhe në sallë si regjisore”.

Sopranoja këtë herë si regjisore e sheh suksesin tek talenti i secilit artist dhe tek konfidenca në bashkëpunim. Ajo komenton me kënaqësi sesi kanë punuar artistët e huaj, si dirigjenti Michelangelo Mazza, i riu Davide La Verde, që luajti rolin e Canio-s, apo si këndoi baritoni Gocha Abuladze, që Inva Mula e vlerëson për “një pjekuri artistike të jashtëzakonshme”. Ndërkohë publiku ka shijuar dhe ka komentuar kostumet e Etleva Bellos dhe skenografinë e Bledar Gërçalliut.

Inva vijon të marrë përgëzime dhe komente të shumta. Suksesi i saj, siç pritej mbeti i padiskutueshëm. Sekretet e suksesit i mësojmë në çdo ndërrim të skenave, jo vetëm me daljen e solistëve, por edhe me shfaqjen e korit spektakolar të fëmijëve apo me artisstët e Cirkut Kombëtar të Tiranës, të cilët ndjenë shkëlqimin e një skene të munguar prej kohësh për ta. Inva Mula ka dhjetëra arsye të na thotë se pse mori konkretisht artistët e cirkut në ato role, kur mund të kishte marrë edhe figurantë.

Inva Mulën e takova dje pas premierës në rezidencën e saj në Tiranë, te Kodra e Diellit. Sapo hyjmë në sallonin e kuzhinës shohim se aty ndahen dy botë në drejtime të ndryshme, pianoja e Invës me partiturën e koncertit të së martës në Filarmoninë e Parisit dhe lodrat e së bijës, Ninës, që janë të shpërndara në skajin tjetër me një “organizim” origjinal prej fëmije. Edhe pse këto orë pushimi mezi i gjen për  përgatitjen e koncertit që e pret në Paris, Inva Mula, falë natyrës së saj të çlirët, më ofroi komoditetin e kësaj interviste.

Flet natyrshëm. Nuk harxhon kohë të bëjë asnjë “truk” paraprak. Kisha mbërritur pak minuta para saj në shtëpi. Është kënaqësi ta ndjekësh ndërsa tregon, por  edhe trishtohemi ku bashkëbisedon me të dhe ndjek impenjimin e saj për gjendjen e mjeruar të Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, me kushte “si në mesjetë”, siç thotë me keqardhje ajo.

Inva Mula i dhuroi këtij institucioni një premierë me theks të fuqishëm simbolik, ku kryefjala e saj ishte dhuna ndaj grave. Ndërsa shkëndija e parë e projektit mësojam se paska qenë një histori e bukur dashurie që ajo e njohu në gjithë jetën e saj: Historia e dashurisë së nënës së saj ruse, sopranos Nina Mula me artistin shqiptar Avni Mula, kur fare të rinj interpretonin operën “Pagliacci”.
 
Zonja Mula, ju jeni shquar në botën operistike me dhjetëra vepra të tjera, a ka një lidhje të ngushtë emocionale apo shpirtërore që ju zgjodhët “Pagliacci”-n. Besoj se jo më kot e morëtt përsipër regjinë e kësaj vepre. Cili është motivi i këtij projekti?
Nisi nga një histori dashurie nga më të bukurat që kam dëgjuar në jetën time, që dy të rinj studentë u njohën pikërisht gjatë operës “Pagliacci” në duetin e Da Silvos, që është pikërisht një nga duetet më të bukura muzikaalisht që është shkruar për bariton dhe soprano. Madje nuk është duet i thjeshtë, por është një skenë dashurie ku ka shumë elementë të dyshimit që çdo i ri ose çift mundn t’i ketë kaluar deri në pikën kulminate kur ajo mendon ta lërë jetën e vajzërisë dhe të shkoj me personazhin.

Në këto kushte janë njohur prindërit e mi shumë të rinj në konservatorin “Çajkovski”, pikërisht gjatë këtij dueti. Ky duet gjatë operës ka një histori dashurie të fortë, që  mbaron keq, por historia e prindërve të mi mbaroi shumë bukur, me një dashuri kaq të madhe dhe me një forcë dashurie, e cila ka kaluar edhe vështirësi edhe pengesa të ndryshme po të kujtojmë 55 vite që ata kaluan së bashku. Dashuria e tyre kështu është parë brenda meje. Janë ca gjëra që të nguliten në mendje që i vogël dhe ti një ditë të bukur në jetës tënde do ta rinxjerrësh një kujtim të tillë.

Ato të bëhen thjesht elementë të jetës tënde. Kështu që vendimi për të bërë “Pagliacci”-n ndoshta në subkoshiencën time vinte edhe nga ky elementë i rëndësishëm. Por ana tjetër ishte që këtë vepër unë e ndjeva shumë të fortë dhe kisha vizionin e një filmi të brendshëm, ashtu siç e shikoj në këtë spektakël. Pra është një opera që më ngacmoi imagjinatën time dhe më bëri që unë ta shikoj jo si një spektakël që përmbush ato kërkesa operistike, por si një spektakël që do të kishte masivitett dhe përfshirje të të gjithë trupave, ashtu siç i patë.
 
Duke i përfytyruar e duke e ditur mirë historinë e prindërve të tu që kanë mbajtur barrën e premierave të operës, kanë mbajtur barrën e artit operistik dhe kanë së bashku dy nga yjet e skenës operistike. Ardhja jote edhe si regjisore a ishte për të vënë edhe një gur themeli në vijimin e sukseseve të operës sonë kombëtare?
Unë mendoj se këtë gur themeli e kam vënë kur isha 22 vjeçe. Vërtetë atëherë ëndërroja që thjesht të kisha një vend pune në teatrin tonë kombëtar të operës dhe nuk mendoja kurrë që do të dilja jashtë Shqipërisë, se atëherë asnjeri nga ne nuk mund ta kishte këtë mundësi, apo leje për të dalë nga Shqipëria.

Prandaj them që gurët e parë unë i kam vënë në atë moshë kur unë punova fort nga viti 1986 deri në fillim të ‘92-shit, kur kam ikur në Francë. Unë kam bërë shumë role në atë teatër. Por kur u riktheva dhe shkova në të njëjtat klasa për të bërë vokalica dhe për të punuar me pianistet m’u rikthye gjithë ajo nostalgji e rinisë sime e atyre ëndrrave të para, roleve të para e që unë kisha punuar me pianistë të cilët fatkeqësisht nuk janë më.

Disa kanë ikur, disa nuk rrojmë më. Unë kam bashkëpunuar në atë teatër, kështu që atë gur të vogël modest unë e kam vënë në ato vite të rinisë sime, ku vërtetë kam dhënë maksimumin për mundësitë që kisha në ato vite. Nuk kisha aq shumë eksperiencë sa sot, por kisha një pasion të madh, kisha një intesitet të madh pune.
 
Le të qëndrojmë tek risitë që kishe menduar për “Pagliacci”-n.
 
Jam menduar shumë për risitë që do të sillja këtu në Shqipqri. Duke qenë se prej kohësh jetoj jashtë, unq e lexoj shumë shtypin shqiptar dhe më ka bërë përshtypje pikërisht dhunimi i gruas shqiptare. Para pak kohësh, brenda një jave ndodhën tri vrasje në Shqipëri dhe ishte një trishtim i madh. Këto janë vajza, nëna motra, njerëz të pambrojtur nga shoqëria e që kanë frikë nga ish burrat e tyre, nga ish familjarët dhe nuk ka kush i mbron.
 
E dashur Inva, më ra në sy fillimi i bukur i shfaqjes, me një introduksion të gjatë të numrave muzikorë. Çfarë synuat me këtë gjetje?
Për mua numrat muzikorë ishin gjashtë novela, gjashtë tregime, gjashtë romane për jetët e grave: ku shikoni një grua të tradhëtuar, një grua të dashuruar, një grua të dhunnuar dhe një grua Diva, etj. Ishin gjashtë episode që janë edhe të përdishme në jetët njerëzore.

Po ta shikojmë, e njëjta histori, e njëjta ngjarje në një kontekst tjetër, nuk e ka këtë mesazh që na dha kjo premierë në Tiranë. Duke ardhur me këtë mesazh “ndal dhunës ndaj gruas”, unë doja të sillja pikërisht gjashtë histori të grave, që të bëja homazh për jetët e tyre. Dhe më ndihmoi në skenë për këtë ide balerini Ezdalin Gorani, që solli një interpretim të jashtëzakonshëm. Edhe pse komunikimi me të ka qenë më së shumti virtual, kur ia besova rolin, ai arriti të kapte konceptin.

Duhet theksuar një rast i tillë, sepse kur ka njërëz të talentuar si E.Gorani duhen vënë në evidencë, duhet vërtet të vihen në pah këta njerëz që antivlerat të mos na pushtojnë.  Tek pjesa e parë, tek tregimet për gratë u vunë re edhe Vikena Kamenica adhe Etleva Golemi, dy divat e operës shqiptare që unë i quaj shtylla të këtij teatri që e kanë mbajtur gjithë këto vite.
 
Cirku Kombëtar është një intitucion pothuajse i harruar në Shqipëri, dhe ato pak aktivitete që kanë, s’arrijnë t’i bëjnë mediatike. Pse ju zgjodhët të punonit me stafin e Cirkut Kombëtar. A nuk mund t’i bënin rolet e tyre figurantët?
Në të vërtetë ishte një nostalgji nga fëminia që mendova për të qenë bashkë me aktorët e cirkut. Kur isha fëmijë ky teatër i vogël cirku kishte një rëndësi të madhe emocionale për mua. Nga ana tjetër më solli edhe risi. Unë i zhvendosa ngjarjet në Tiranë. Unë shkova te cirku dhe pashë shfaqjet e tyre. Pashë shfaqje edhe për fëmijët e moshës 3-4 vjeçare. Pashë kushtet e tyre, në një arenë të mjerë cirku, në një tendë që mund të ishte “sauna” e vërtetë për nga nxehtësia dhe ata punoin me një stërmundim që askush nuk e vret mendjen t’ua lehtësojë.

Po nga fëmijëria mua më kujtohet cirku, kur unë shkoja me miqtë e Telhat Agollit, që ishte një nga figurat e Cirkut Kombëtar. Unë mendoja sesi ka mundësi, që këta vecse janë artisët, janë heronj se dhe mund të vdesin, mund të aksidentohen. Kisha krijuar një respekt të thellë për ta. Dhe në këtë premirë ata na nderuan. Më kanë befasuar për profesionalizmin e tyr. Me dy vajzat e vogla i dhanë spektaklit një shkëlqim.  

Ishte e vështirë të ishe edhe regjisore me artistët partnerë në skenë, pra lidere e tyre?

Unë u mundova që prania ime morale dhe fizike t’i bënte artistët që të nxirrnin në pah më të mirën e vetvetes. U mundova të gjeja çelësin e suksesit të gjithësecilit dhe ky është suksesi më i madh.
 
Kur ngjiten në skenë përmiera, ku angazhohet një staf kaq i madh, si i kësaj premiere edhe buxheti është i madh apo jo? Sa kushtoi kjo premierë?
Buxheti që ka opera është qesharak. As nuk numd të komentohet në shifra se nuk ekziston. Nuk mund të diskutohet të vihet një vepër me nivel në skenë me atë lloj buxheti. Unë nuk e kuptoj se teatri i operës dhe baletit është niveli më i lartë me të cilin prezantohet kultura e një kombi. Më operën krenohet çdo shtet. Shkoni në Austri do shkoni në Operën e Vjenës, shkoni në Milano do të shkoni në La Skala. Shkoni në Paris do të shkoni në operën e Bastijes.

Këto janë pikat kulminante, prandaj nëse ne nuk do arrijmë të krijojmë vëmendje dhe cilësinë e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, pikërisht në radhë të parë, duke e transformuar atë, që sot teknikisht është vërtet në kushte mesjetare. Nuk ka një qendër për të komunikuar me llozhat e me kamerinot për t’i thirrur artistët në skenë. Deri këtu teatri është në një gjendje të mjerueshme. Nuk po them pastaj për gjendjet e pianove. Pianot për të bërë një provë janë të mjerueshme.

Unë nuk jam futur në shifra se nuk më intresojnë shifrat, por ajo që kam bërë si regjisore dhe si këngëtare ishte gratis, 100 për qind. Por nuk luftova vetëm për këtë. Unë humba, në thonjëza, kohën time njëmujore që ndjejta në Shqipëri dhe ju e dini se çfarë aktiviteti kam, por stopova kohën dhe thashë “kjo kohë më mjafton për të krijuar dhe për të marrë satisfaksion nga ajo që doja të bëja unë për Shqipërinë. Një pjesë e fondit erdhi nga koncerti që m’u kërkua në ditën e  Europës. E gjithë kasheja ime shkoi në TKOB. Ka qenë një kontribut, por unë nuk jam krenare që të them se kam kontribuar vullnetarisht. Mua kjo gjë më vret. Kjo gjë më mundon.
 
Paradoksale është që atdheu bëhet burim për solitët të operave boëtrore si ju Inva Mula, si Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, etj. Cfarë mendon ti se duhet bërë që të drejtohet vëmendja te opera këtu në Shqipëri?
Shiko unë e di që vendi ynë ka shumë probleme, ka shumë varfëri, por ama ka mënyra që në buxhetin e shtetit të lihet një fond i paprekshëm për institucionin e operës. Por kjo do të ndodhi kur arti të mos shihet si një luks nga politikanët, por të shihet si domodoshmëri për të ardhmen e vendit, një tribunë, një shkëlqim, një prezantim i kombit tonë. Kombi ynë vetëm në art mund të prezantohet. Ky vend prodhon artistë të talentuar. Talentet kanë nevojë për mbështettje. Nuk i çon dot artistët përpara me vullnetarizëm.
 
Ju gjithmonë jeni e angazhuar me axhendën tuaj të pasur. Si e gjete kohën për t’iu dedikuar një muaj vendit tonë?
Unë e kisha planifikuar këtë projekt në nëntor, por s’e gjeta kohën për shkak të axhendës shumë të ngarkuar. Kështu m’u desh që për këtë periudhë të shkurtër t’iu them disa projekteve jo. Por unë tani do të iki sërish me ngut se të martën do të këndojë në Filarmoninë e Parisitt dhe më mbetet shumë pak kohë. Është jë vepër e vështirë dhe unë duhet të punojë me këtë vepër. Bëhet fajlë për veprën “Stabat Mater” e kompozitorit Dvorak, që do luhet në Filarmoninë e Parisit, një teatër i ri që është hapur me 5000 vende. Ka një muaj që s’ka më asnjë biletë për koncertit që do të jepet. Kështu funksion arti në Paris.
inva mula




















Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera