Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%

TIRANË- Mesnatën e kësaj të shtune, në orën 00:12 minuta të 11 janarit, një emigrant në Gjermani u bë i pari që aplikoi në KQZ për të votuar nga jashtë vendit.

"Ata kanë mundësi të kërkojnë ndihmë në kohë reale, me një chatbot, ose duke telefonuar me pagesë KQZ-në, ose përmes një mesazhi në Ëhatsapp, ose duke na dërguar një email", tha Celibashi. 

Deri në orën 17:30 kanë aplikuar 2401 persona, 145 kërkesa janë pranuar, ndërsa 59 janë refuzuar. Pjesa tjetër janë në shqyrtim. Në aplikime dominonin me 76.6% burra dhe moshat kryesisht të reja. 60% të aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç.

Diaspora e Italisë është në krye të listës së aplikimeve në këtë ditë të parë, e ndjekur nga Gjermania, Anglia, Greqia dhe Amerika. Ata janë votues kryesisht në qarqet Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë.

Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për tu përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.

"Deri në 4 mars ata mund të riaplikojnë sa herë të duan. Nëse kërkesa u refuzohet për çfarë do lloj arsye, mund ta riparaqesë kërkesën sa herë të dëshirojë deri më 4 mars", vijoi Celibashi. 

Zgjedhësit duhet ta bëjnë vetë aplikimin, pasi sistemi kërkon shfaqjen e fytyrës drejtpërdrejtë, e cila krahasohet me foton e dokumentit të identifikimit.

Në këtë fazë, diasporës ju pranohet çdo dokument shqiptar identifikimi, edhe nëse ai ka skaduar, por më e rëndësishmja, ju kërkohet një dokument që vërteton banimin në atë adresë ku kërkon t’i shkojë fleta e votimit.

Nëse jeni emigrantë dhe dëshironi të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet parlamentare 2025, klikoni KËTU

Të dhënat nga KQZ për regjistrimin e emigrantëve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:20
'Regjistrohuni dhe bëhuni ndryshimi', Basha fton emigrantët: Vota juaj mundësi historike për t’i dhënë fund tranzicionit e për të çelur një kapitull të ri për Shqipërinë

Lulzim Basha u është drejtuar sot emigrantëve shqiptarë me një thirrje për t’u regjistruar dhe për të ushtruar të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim në rrjete, Basha e cilësoi hapjen e regjistrimit si një moment historik, duke theksuar rëndësinë që vota e emigrantëve ka për të sjellë ndryshim në Shqipëri. Ai vlerësoi kontributin ekonomik të diasporës ndër vite dhe i ftoi të gjithëve që jetojnë jashtë vendit të bëhen pjesë aktive e transformimit të politikës dhe ekonomisë shqiptare.

“Ky është çelësi për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë dhe më të zhvilluar,” u shpreh Basha, duke theksuar rëndësinë e regjistrimit për të sjellë një kapitull të ri larg korrupsionit dhe keqqeverisjes.

“Shqipëria meriton më shumë,” përfundon mesazhi i Bashës, duke ftuar shqiptarët jashtë vendit të jenë pjesë e ndryshimit për një të ardhme më të mirë.

Postimi i plotë i Bashës:

Të dashur bashkëatdhetarë kudo ndodheni jashtë atdheut, sot për herë të parë hapet regjistrimi për të votuar për emigrantët. Sot fillon një mundësi historike që zëri juaj të dëgjohet në Shqipëri.

Unë ju ftoj të regjistroheni dhe të bëheni pjesë e ndryshimit, që kaq shumë e kemi pritur. Ju që jetoni larg, por mbani gjithmonë Shqipërinë në zemër, mund t’i jepni vendit tonë një perspektivë të re duke sjellë eksperiencën, vlerat dhe energjinë tuaj.

Për vite të tëra, kontributi juaj ekonomik ka qenë një shtyllë e rëndësishme për familjet dhe zhvillimin e vendit tonë. Të ardhurat tuaja kanë mbështetur mijëra familje, kanë financuar shkollimin e fëmijëve dhe kanë ndihmuar bizneset e vogla të qëndrojnë në këmbë.

Më 11 maj ju keni mundësinë të votoni, të ngrini zërin kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe arrogancës, që ju ka degdisur jashtë Shqipërisë, për çeljen e një kapitulli të ri për ekonominë dhe politikën e vendit, duke e shkëputur nga e shkuara dhe tranzicioni i tejzgjatur, ashtu siç i keni parë e përjetuar në vendet ku jetoni.

Ky është çelësi për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë dhe më të zhvilluar. Tani është momenti për ta kthyer dëshirën e mirë në veprim konkret, për t’i kthyer Shqipërisë shpresën për një të ardhme më të mirë.

Regjistrohuni dhe bëhuni ndryshimi

Ora 12:34
Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje nga nisja e procesit të regjistrimit të diasporës për të votuar në zgjedhjet parlamentare 2025. Në një konferencë për mediat, Celibashi shpjegoi me detaje se si do të funksionojë regjistrimi, i cili është i hapur nga sot deri më 4 mars.

“Është në funksion që prej orës 00:00. Mund të regjistrohen përmes platformës PER, duke aksesuar nga faqja e KQZ ose aplikacioni KQZ. Kur shkon të rubrika votues nga jashtë, aty do tu shfaqen tre butona, një  fton për tu futur në PER, tjetri ka të dhënat për regjistrimin dhe butoni 3 nëse ka nevojë për më shumë sqarime. Mandej duke u futur në PER, votuesi nga jashtë mund të realizojë procesin e aplikimit, ka një buton ndihmë që pa filluar procesin të kërkojë asistencë ose duke pyetur përmes një sistemi chatbot, mund të telefonojë një operator të KQZ, telefonata është me pagesë, munda të komunikojë përmes WhatsApp dhe mund ti dërgojë email KQZ. I gjithë ky proces sikurse realizohet nga faqja e KQZ, mund të realizohet edhe përmes aplikacionit të KQZ”, tha Celibashi.

Për votuesit nga jashtë të cilëve mund t’u refuzohet kërkesa për t’u regjistruar pasi nuk kanë plotësuar kriteret, Celibashi thekson se nuk do ketë penalizime, por ata do mund të ripalikojnë sa herë të duan deri në datën e afatit të fundit, 4 marsi. 

Deri në 4 mars ata mund të riaplikojnë sa herë të duan. Nëse kërkesa u refuzohet për çfarë do lloj arsye, mund ta riparaqesë kërkesën sa herë të dëshirojë deri më 4 mars.

“Deri më datë 4 mars çdo gjë është e mundur. Pas datës 4 mars, nëse një prej zgjedhësve gjendet në listën nga jashtë, dhe nuk do të votojë nga aty, ka një mënyrë për ta adresuar, do i kërkohet Gjendjes Civile ku ka bashkinë për t’iu përfshirë në listën e zgjedhësve brenda vendit.

“Nëse është me vendqëndrim, jashtë territorit të Shqipërisë dhe ngarkon një dokument që e lidhet me adresën që ai ka deklaruar do të regjistrohet, nëse nuk përmbush kushtet nuk regjistrohet. Kushti që lidhet me pranimin ose jo të kërkesës ka të bëjë më ngarkimin e një dokumenti që lidhet me adresën që ai deklaron në sistem. Për ligjin mjafton që të konsiderohet votues nga jashtë”, vijoi Celibashi.

Celibashi garanton se kanë marrë masat që s’do kenë asnjë problem me aplikacionin PER, ku regjistrohen votuesit nga jashtë.

“I kemi marrë masat, në vlerësim tonë s’do ketë asnjë problem dhe jemi të organizuar nga pikëpamje teknike dhe njerëzore për të përballuar të gjitha flukset e mundshme. Fakti që kërkesat kanë ardhur nga kontinente të ndryshme, do të thotë që sistemi i përgjigjet mirë çdo lloj kërkese pavarësisht se ku është aplikanti. Kjo është provë që sistemi që kemi ndërtuar është solid nga pikëpamje teknike dh e sigurisë. Jemi në bashkëpunim 24/7 me institucione të tjera shqiptare për t’iu përgjigjur çdo lloj risku të mundshëm”, tha Celibashi.

Ata që kanë probleme me regjistrimin, mund të kërkojnë ndihmë nga KQZ përmes telefonatës, por është me pagesë, ose komunikim në WhtasApp, email ose në dispozicion të tyre është vendosur një chatbot që u përgjigjet për të gjitha pikëpyetjet që kanë.

“Thuajse 99% prej tyre ka qenë komunikim me Whatsap, ndërkohë mund të përdorin shumë mirë edhe chatbot, kemi përfshirë të gjitha pikëpyetjet që mund ë ketë votuesit nga jashtë, jemi duke ngarkuar edhe tutoriali përkatës për secilin nga tre mënyrat e aplikimit në PER”, vijoi Celibashi.  

Për gazetaren e Report Tv, Esiona Konomi, Celibashi sqaron se në rastet kur mund të përballen me dokumentet në gjuhë si arabe, kineze, rusishte etj, do të kërkojnë ndihmën e përkthyesve.

“Për çdo dokument që do të ngarkohet dhe s’kemi mundësi që ta lexojmë se është një ndër gjuhet e rralla, jo një nga gjuhët me të cilën ne jemi familjar, do të ftojmë një përkthyes të asaj gjuhe për të na shpjeguar përmbajtjen e atij dokumenti”, vijoi Celibashi.  

Ora 11:21
Spiropali-emigrantëve: Regjistrohuni për të votuar, Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat, por edhe për votën tuaj

 

Në çelje të procesit të regjistrimit të emigrantëve që duan të votojnë për zgjedhjet e 11 majit, edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali i bëri thirrje diasporës të regjistrohet.

Ajo tha se Shqipëria ka nevojë jo vetëm për të ardhurat që vijnë nga emigrantët, por edhe për votën e tyre.

‘Tashmë kemi një arritje të rëndësishme dhe jemi përpara një sfide të madhe. Kuvendi i Shqipërisë, me ndryshimin e legjislacionit zgjedhor, i hapi rrugë mundësisë që pjestarët e Diasporës të votojnë nga vendet pritëse. Në këtë mënyrë, kontributi ekonomik, social, vleror dhe njerëzor i Diasporës në zhvillimin e Shqipërisë do të plotësohet nga pjesëmarrja politike. Me mundësinë për të votuar në zgjedhjen për Kuvendin e Shqipërisë nga vendet ku jetojnë, emigrantët shqiptarë kanë më shumë hapësira për të marrë pjesë drejtpërsëdrejti në qeverisjen e vendit.

Në 11 janar fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga Diaspora për zgjedhjet e 11 Majit, i cili vazhdon deri në 4 mars. Motra e vëllezër emigrantë, regjistrohuni për të votuar, në mënyrë që të ushtroni të drejtën dhe ndikimin tuaj në vendimmarrjet për punët tona të përbashkëta, që Shqipëria jonë të afrohet sa më shpejt me standardet e vendeve perëndimore ku jetoni. Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat tuaja, por edhe për votën tuaj’, tha ajo.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andon: 12/01/2025 10:32

    Rama ju perzuri nga Shqiperia pas 2013 Ramen do votoni , vijni me pushime 1 jave thoni jeni reahat , po pse nuk rrini dhe ju ketu kur jemi rehat ??? ah me vjen keq kemi ndertuar jeten andej por ju jeni rehat .

    Përgjigju
  • emigranti: 11/01/2025 22:03

    30 vite me KQZ Iklirjan Celibashi, realizoi me sukses skemen e Dushkut, skemen e Ruzhdies. Anetar i PS, krushk i PR dhe PD. 30 vite tallet dhe shperdoron voten e lire te shqiptareve. Edhe voten e emigranteve e penguan me sa munden te gjithe bashke. Edhe tani qe e miratuan me urdher nga jashte, prap po e sabotojne sa mundin.

    Përgjigju
  • Emigranti: 11/01/2025 17:48

    Për të kryer rregjistrimin duhet shkarkuar edhe aplikacioni Folio Wallet, i cili shërben si autentikues për të finalizuar rregjistrimin dhe për të ruajtur të dhënat, dokumentet e ngarkuara etj. Nëse nuk shkarkohet aplikacioni, mund të përballesh me probleme ose "error" të ndryshëm si server, token etj...

    Përgjigju
  • Goni: 11/01/2025 15:15

    O celibash spo puno sistemi se lat nam

    Përgjigju
    • Tankist: 11/01/2025 18:56

      Eshte pak program i veshtire por nga cdo shtete aolikohet. Me problem ka patur gjermania, por po apëikohet.

  • Sondazhi i ditës: 10 Shkurt, 23:15

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?



×

Lajmi i fundit

Vrau vjehrrit e saj dhe kufomat i fshehu në  valixhe, Gjykata e Firences dënon me 30 vjet burg shqiptaren Elona Kalesha

Vrau vjehrrit e saj dhe kufomat i fshehu në valixhe, Gjykata e Firences dënon me 30 vjet burg shqiptaren Elona Kalesha