Dita e Evropës është finalizuar më një mbrëmje klasike në amfiteatrin mistik të Butrinit. Koncerti i organizuar nga delegacioni i Bashkimit Europian, solli në Butrint zërin e artistes së lartë Inva Mula dhe tenorit Armand Kllogjeri, të shoqëruar nga kori i Teatrit të Operas dhe Baletit.
Në festival merrnin pjesë Kryeministri i Shqipërsië Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin.
Kryeministri Rama e cilësoi Butrintin si një nga djepet ku u përkund ideja europiane e universialitetit.
“Dëshiroj të falenderoj Ambasadoren Vlahutin që zgjodhi këtë vend për të celebruar një datë të re në histori, krahasuar me lashtësinë e këtyre gurëve.Nuk besoj se është vetëm imazhi i lëmuar i një Shqipërie romantike, i një bukurosheje të fjetur brenda portikësh antikë, mbi një shtrat të gjelbërt e të kaltërt, që bindi ambasadoren ta celebronte sot, këtu, ditën e Europës.Bindem se është vërtet vendi i duhur për këtë celebrim, kur kujtoj se nën një muzg të ngjashëm, sipas Virgjilit dhe Zhan Rasin, Oresti i Grekëve i kërkoi Pirros së Epirit shugurimin e një paqe afatgjatë, tamam këtu në Butrint.Po këtu, Enea i Trojës, nën një muzg, gjithashtu të ngjashëm, vendosi të nisë rrugëtimin e tij që do ta çonte, sipas legjendës, në zemër të Laciumit, në zemër të Romës.Personazhe që mishërojnë aspiratën që rreket të gjejë drejtimin e duhur, legjendarë po aq sa autentikë, historia e tyre e bën teatrin e Butrintit jo vetëm estetik, por dje, sot e gjithë ditën, politik”, tha Rama
9 Maj është quajtur Dita e Europës, sepse guri i themelit për krijimin e Bashkimit Europian u vendos pikërisht në këtë datë nga Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman.
Në këtë 9 Maj u zgjodh për të festuar pikërisht Butrinti, sepse siç do të thoshte Inva Mula, “Muret e Butrintit nuk flenë kurrë, ato qëndrojnë si fanarë, pavarësisht kohës që kalon”.
Redaksia Online
(al.h.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO