Pas publikimit të albumit të saj në Tiranë “Për ty atdhe”, dedikuar 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Inva Mula duket se ka udhëtuar drejt Zvicrës për të publikuar mes miqsh, artistë dhe simpatizantë të shumtë, 12 këngët e fundit të regjistruar me Genc Tukiçin dhe Bujar Llapaj.

inva mula

E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Hetem Ramadani, biznesmeni i njohur, Inva shihet në këto foto të ketë dalë me mjaft simpatizantë në Zvicër, ku mes të cilëve dallohet mikja Edlira Dedja dhe Rudina
Magjistari.

Në këto foto Inva shfaqet mjaft në formë, e qeshur dhe e gëzuar. Ky aktivitet së bashku me fotot pasi është realizuar është hedhur edhe në webin e prestigjiozit “Voice of Amerika”.


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)