TIRANE- Me qindra invalidë të organizuar kanë protestuar dje para Kryesisë së Kuvendit ndërsa në Komisionet Parlamentare ishte duke u diskutuar pr/ligji për aftësinë e kufizuar. Me anë të protestës invalidët kanë kundërshtuar projektligjin e ri, që sipas tyre u cënon të drejtat duke favorizuar qeverinë.
Në fakt ligji i ri u heq të drejtën shoqatave për të përcaktuar statusin e invaliditetit, nëpërmjet të cilit ata përfitojnë një pagesë invaliditeti nga shteti dhe ia kalon këtë kompetencë një komisioni të posaçëm shtetëror.