Investigimi i FBI, Shqiptarët
histori piramidash në SHBA

Një anëtar bordi i sh kollës Wayne Wesland do të kthejë kontributin e fushatës së tij të dështuar për në kongres tek një biznesmen nnga Westland që sipas autoriteteve, ka hyrë ilegalisht në SHBA. Banori i Troy Tom Duhanaj, i cili është pronar i Hamburgerave Bray's në Ëestland është nën mbikqyrjen federale pasi restoranti dhe disa biznese të tjera të tij u bastisën nga agjentët e FBI.

Edhe pse zyra e FBI nuk pranon të flasë për këtë investigim, Duhanaj është duke u përballur me akuzat federale për mashtrim të investiguesve lidhur me operacionin e një kredie mes komunitetit lokal të shqiptarëve. Duhanaj, 42 vjeç, u identifikua nga zyrtarët federalë si një ish luftëtar shqiptar për lirinë i cili ka hyrë në vend ilegalisht pasi dështoi në marrjen e azilit dhe tani pritet të deportohet.

Sipas dokumentave të gjyqit federal Duhanaj, 42 vjeç hyri ilegalisht në SHBA në vitin 2002 për ti shpëtuar dhunës në ish Jugosllavi. Ai u arrestua pak kohë më vonë, kërkoi azil politik por e humbi. Ai ka qenë nën ivestigim për muaj të tërë dhe për shkak edhe të krimeve të tij, do të deportohet. Duke e përshkruar veten si një sipërmarrës i vetëpunësuar restorantesh, Duhaja i dha 1000 euro fushatës kongresuale të anëtarit të bordit të shkollës Wayne Wesland, John Goci, i cili ka emigruar nga Shqipëria që kur ishte fëmijë. "E njihja prej pak kohe, nuk e dija që ai ishte këtu në mënyrë ilegale" thotë Goci.

"Zyrtarisht isha informuar për statusin e tij. Do t'i kthej paratë. Ai tha se gruaja e tij i dha paratë, por gjithsesi, do t’ia kthej po njëlloj". Goci gjithashtu u identifikua në sipas regjistrimeve në gjykatën federale se i kishte marrë hua 30 mijë dollarë Duhanajt, për të rimodeluar restorantin e tij. Ai tha se po paguante një interes prej 15 përqind për këtë kredi, edhe pse FBI i ka dokumentuar se shifrat ishin të paktën 45 përqind. Një prej oponentëve të Gocit në garën për në kongres, senatori i Shtetit Glenn Anderson. D-Westland, i ka bërë thirrje Gocit që të rikthejë të gjitha fondet në mënyrë të menjëhershme.

"Ligji është i qartë" thotë Anderson. "Eshtë ilegale për çdo kandidat që të marrë fonde nga çdo person që nuk ka shtetësinë për zgjedhjet në rajonin e vet. Vetëm qytetarët lejohen të votojë dhe vetëm qytetarët janë të lejuar për të dhënë fonde. Zoti Goci, duhet të ndjekë ligjet sikurse çdokush tjetër dhe duhet të kthejë fondet dhe të na japë edhe prova se e ka bërë këtë. Nëse nuk e bën në mënyrë urgjente, do ti kërkoj autoriteteve federale që ta detyrojnë të veprojë në këtë mënyrë". Ndërkohë që Goci vuri në dukje se kandidatët nuk kanë asnjë detyrim për të bërë kontrolle të njerëzve që kontribuojnë në fushata, dhe një kërkesë e tillë do të ishte jopraktike.

"Numri i atyre që japin donacione mund të jetë shumë i madh. Kur ka një fushatë si kjo e imja, nuk mund të kesh kaq shumë staf për të bërë gjithë këtë kontroll" tha Goci duke shtuar se e ka parë Duhanaj si një mbledhës fondesh për republikanin e SHBA Gary Peters, që fitoi nominimin e demokratëve për në rizgjedhjet në kongres. Në fakt, website i Huffington Post raporton se Duhanaj i ka dhënë si donacion 9500 dollarë fushatës së Peters që nga viti 2011. Në 2010, Duhanaj është raportuar se ka dhënë si donacion 2400 dollarë për fushatën e Sander Levin të demokratëve. Goci hyri në garën e Distriktit 13 për një vend në kongres dhe e përfundoi i pesti në fushën e kandidatëve që hynë në garë.

(gm/Shqiptarja.com)

(Shkrimi u botua në nurmin e sotëm të Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë