Investigimi i Report Tv/ Kujdes nga infeksionet! Mungon tetanozi, QSUT, Infektivi, QSH e farmacitë pa gjilpëra! Furnizimi çështje e Ministrisë

Qytetarët duhet të bëjnë kujdes nga kafshimet e qenve, maceve apo grerëzat por edhe nga marrja e ndonjë infeksioni bakterial nëpërmjet plagëve ose prerjeve aksidentale pasi në vendin tonë mungon gjilpëra e tetanozit, e cila në rastet specifike duhet të merret brenda 72 orëve pas lëndimit. Fakti më shqetësues është se kjo gjilpërë nuk gjendet askund, as në spitale dhe as në farmaci nëse do të ishte mundësia ta blinit me paratë tuaja.

Report Tv investigoi vetë rastin në bazë të disa denoncimeve nga qytetarët. Si rregull, procedura që ndiqet është e tillë që I lënduari paraqitet fillimisht në urgjencë kur plaga merr infeksion. Qendra më e madhe spitalore në vend Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUNT), në urgjencën e saj nuk e ofron këtë shërbim

Gazetarja: Kemi motrën , ka vrarë këmbën me gozhdë të ndryshkur dhe ka nevojë për tetanos. A mund ta sjellim këtu.

Punonjësi i QSUNT- Te infektivi

Gazetarja: Vetëm atje mund ta bëjmë?

Punonjësi i QSUNT: Po.

Me të mbaruar komunikimin me punonjësin e urgjencës së QSUNT, nisemi për tek Urgjenca e Infektivit, me shpresën se gjilpërën do ta kryenim këtu.

Gazetarja: Kam motrën time, ka vrarë këmbën me gozhdë, dhe ka nevojë për tetanus , mund ta bëjmë këtu.”

Punonjësja e Urgjencës Infektive:“Te mjeku I familjes e di unë, por më lër të pyes. Ke folur me mjekun?

 Gazetarja: “Kam folur dhe na ka thënë që ka nevojë për tetanus.

Punonjësja e Urgjencës Infektive: Të pyes por unë e di që sbëhet këtu.”

Vjen pas disa minutash

Punonjësja e Urgjencës Infektive: Doktoresha tha që nuk ka këtu duhet ta bëj mjekja e familjess. Më jep mjekun në telefon po ashtu , por këta këtu nuk e bëjnë.

Gazetarja: Nuk është fare nga këtu, kupton. Është studente.

Punonjësja e Urgjencës Infektive: Okay po këtu nuk e bëjmë.

Gazetarja: Po në farmaci mund ta blej ee.

Punonjësja e Urgjencës Infektive: Duhet të ta bëj një mjek?

Punonjësja e Urgjencës Infektive Ka patur raste të tjera prandaj po them, prandaj e pyeta doktoreshën.

Misioni për të gjetur gjilpërën e tetanozit’ Antitetanus Imunoglobuline’ vijon. U interesuam për të marrë informacion te një mjeke familjeje e cila pyetjes tone iu përgjigj duke na orientuar vetëm në urgjencë.

Biseda Whats App:

Gazetarja: Doktor, tetanozi bëhet në Qendra shëndetësore apo vetëm në Urgjencë?

Doktoresha: Vetëm në urgjencë.

Në këto kushte ku orët në kërkim të gjilpërës së tetanozit kalojnë zgjidhja e vetme është blerja e saj në farmaci. Report TV tentoi blerjen e saj në 3 farmaci të ndryshme, por në të gjitha mungonte. Një nga farmacistët na tregon se kishte kërkuar dhe për një të afërm të tij, por as për rastin e tij personal nuk gjeti dot.

“Nuk ka tetanoz, kushton 2500 leke.”

Në këto rrethana i lënduari është në mëshirë të fatit, pasi ky shërbim mjekësor edhe kundrejt pagesës në Tiranë nuk është i mundur. Urdhëri i farmacistit, i kontaktuar nga Report Tv për këtë situatë, theksoi se furnizimi me medikamente për rrjetin e farmacive dhe spitalet është një çështje e ministruisë së shëndetësisë. 

*Shënim: Që nga viti 1963, vaksina e Tetanozit është planifikuar për të gjitha të sapolindur dhe për mbi 20 vjet është vaksinuar më shumë se 90% të fëmijëve.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lufra: 25/09/2023 21:26

    po te beni dy llogari kush iken nga kjo dynja fiton keshtu qe as mos e vrisni mendjen fare se ska ilaçe

    Përgjigju
    • Engjelli: 26/09/2023 07:20

      Mire e ke ti. Amen!

  • Ministria: 25/09/2023 20:35

    Mos me pas as tetanos qe ka 100 vjet qe perdoret...

    Përgjigju
  • Meri: 25/09/2023 18:39

    Vaksina e Tetanozit bëhet nji herë ne 10-vjet,dhe është e domosdoshme të vaksinohen të gjithë.

    Përgjigju
  • Toni: 25/09/2023 17:57

    E konfiroj kete lajm. Une me zor arrita ta gjej pasi kerkova ne tre qendra shendetesore, edhe dy farmaci.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar