Investigimi i Report Tv për  
konteinerët, debat në "Versus"

Investigimi i Report Tv për  <br />konteinerët, debat në
Investigimi i gazetës Shqiptarja.com, se lajmi i publikuar fillimisht në mediat italiane se në Shqipëri kanë mbërritur 1400 konteinerë me mbetje nga Italia është lajm i rreme (Fake News), ishte në fokus të debatit në emisonin "Versus" që drejtohet nga gazetari Artur Nura dhe transmetohet ne Report Tv. 

Të ftuar në studio ishin Gazetari e botuesi, Carlo Bollino, i cili finalizoi investigimin në gazetën Shqiptarja.com, analistët Ilir Yzeiri, Zylftar Bregu dhe ambientalisti Sazan Guri.

Ky i fundit gjatë fjalës së tij u shpreh se ka dyshime të forta se në Shqipëri kanë ardhur mbetje dhe se investimi i gazetës Shqiptarja.com, nuk do të thotë se në Shqipëri nuk kanë ardhur 1400 kontenierët me mbetje.

 
Ne na bie për detyrë jo ta amplifikojmë pa fakte këtë lajm por na bie për detyrë të paktën ta survejojmë, ta mbikëqyrim, të mbajmë një qëndrim herë- herë kritik, një qëndrim në rolin e investigimit ndoshta edhe disa pësime që kemi pasur në të kaluarën. Nga mësimet mund të nxjerrësh dhe mësime”, u shpreh ambientalisti  Guri. 

Ndërkohë Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino u shpreh se media që ai drejton ka si synim informimin korrekt të publikut.

Sipas tij, përhapja e një lajmi të paverifikuar nga shumë portale ishte shkaku kryesor pse vendosi të bëjë një investigim për kërtë çështje, ku në përfundim ka rezultuar se lajmi i publikuar fillimisht nga dy media lokale italiane ishte i pavërtetë.

Problemi është që mediat shqiptare nuk e kanë investiguar fare, e kanë botuar si një fakt të kryer duke menduar që realisht në vitin 2017 mund të ndodh që një kontenierë me 1400 nëpërmjet linjave doganore pa lënë gjurmë. Kjo është e pabesueshme. Atëherë ne kemi vërtetuar që një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Tjesh është një lajm falso sepse kontenierët nuk janë nisur kurrë nga Regio Calabria, nuk janë zbarkuar kurrë në Durrës, nuk kanë arritur kurrë në doganën maqedonase, nuk janë transportuar kurrë pjesërisht në doganën maqedonase  dhe pjesërisht kanë mbetur në Shqipëri”, u shpreh gazetari dhe botuesi Carlo Bollino. 

Sakaq, një debat interesant ishte edhe mes analistit Zylyftar Bregu dhe gazetarit e botuesit Carlo Bollino mbi reagimet për fenomenin Fake News.

Bregu këmbëngulte se këtij lajmi i është dhënë shumë hapësirë, ndërsa Bollino vuri theksin se problemi kryesor është fakti se gazetaria në Shqipëri nuk bën përpjekjet e duhura për të verifikuar një lajm të një rëndësie të veçantë.

Përgënjeshtrimet ne e dimë që nuk zënë aq vend. Mediat tradicionale në Tiranë nuk është se e përqafuan që ditën e parë”, u shpreh Bregu. 

Unë jam skeptik për qëndrimet që ju mbani përpara një lajmi falso. Unë nuk mendoj profesor Guri që mund ta parandalojnë masakrën e mjedisit duke shpërndarë lajme falso. Ne duhet ta parandalojmë një masakër të mjedisit duke shpërndarë lajme të vërteta. Detyra e një gazetari nuk është që ta lançojnë një alarm për të parandaluar diçka. Ne duhet ta lançojmë  një alarm nëse zbulojmë diçka”, u shpreh Bollino.

Në një linjë me botuesin Carlo Bollino sa i përket domosdoshmërise për të shkuar deri në fund përpjekjeve për të verifikuar deri në fund një lajm të një rëndësi të veçantë ishte edhe analisti Ilir Yzeiri. 

Skandali i dyshuar i 1 400 kontenierëve me mbetje nga Italia, nisur nga Gioia Tauro dhe shkarkuar në Durrës (rrugës drejt pikës së grumbullimit të mbeturinave Drisla në Maqedoni) dhe të zhdukur në mënyrë të mistershme në territorin shqiptar, rezultoi një lajm i rreme i prodhuar në Itali nga portali Pianeta Italia neës dhe gazeta Roma dhe i ricikluar në Shqipëri pa asnjë verifikim.

Shqiptarja.com ka bërë një investigim në Itali, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe pranë organizmave të tjera shtetërore italiane dhe shqiptare, për të verifikuar nëse është e vërtetë që nga portet italiane janë nisur apo jo konteinerë me plehra të drejtuar për në Shqipëri dhe të destinuar për në Maqedoni nga shoqëria italiane FCL Ambiente. 

Nga verifikimet e bëra nga gazeta Shqiptarja.com rezultoi se nuk ka asnjë të dhënë për ardhjen nga Italia në Shqipëri e më pas drejt Maqedonisë të 1400 konteinerëve me mbetje.






  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja