-
Zbulohet 'pakti i landfilleve' mes ish-senatorit italian e këshilltarit të Metës: Pse pagoi 30.000 € dhe i dhuroi fushata denigruese para zgjedhjeve 2017?
Po çfarë ishte ky “pakt i landfilleve”? Dhe cili do të ishte fitimi i ardhshëm i premtuar Sergio De Gregorio-s në rast se scoop-i fals mbi plehrat do të kishte shkaktuar me të vërtetë rrëzimin e qeverisë Rama? Report Tv ka lexuar një pjesë të dosjes italiane që zbulon këtë prapaskenë të nxehtë.
8 Qershor 2020, 11:09 -
SPAK duhet të hetojë historinë që tentoi të destabilizojë Shqipërinë
Gazetari Carlo Bollino ishte i vetmi që i hyri seriozisht me fakte dhe e çmontoi këtë lajm të rremë, por siç ndodh në Shqipëri, ai u relativizua nga politika, që e kishte projekt prodhimin e një skenari për destabilizim politik.
6 Qershor 2020, 16:26 -
Si u përdor 'Nisma Thurje' për të përhapur fake news-et e Metës që synonin rrëzimin e Ramës
Ditën e sotme, gazeta italiane “Il Fatto Quotidiano” publikoi një skandal ku ishin të implikuar ish-senatori Sergio De Gregorio dhe këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla, të cilët ndërmorën një fushate denigruese kundër qeverisë “Rama”.
5 Qershor 2020, 17:37 -
'Fake News'-i i porositur nga këshilltari i Metës, Rama: Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zbulimit të skandalit nga anti-mafia italiane se shkrimi për kontenierët me mbetje nga Italia në Shqipëri ishte fake news i porositur nga këshilltari i Ilir Metës.
5 Qershor 2020, 14:23 -
'Fake News'-i për konteinerët nga Italia në Shqipëri, anti-mafia italiane zbulon skandalin: Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit të Metës për të rrëzuar Ramën
Njeriu i Metës sajoi skandalin e mbetjeve toksike nga Italia. Prokuroria italiane zbulon se skandali i tre viteve me parë se kontenierë me mbetje toksike do të vinin nga Italia për t’u groposur në Shqipëri është sajuar nga këshilltari i presidentit Meta për të rrëzuar Ramën. Ilir Kulla mohon lobimin. Rama e quan “municion” për çadrën e Bashës në Bulevard.
5 Qershor 2020, 13:07