TIRANE - Pesë gazetarë investigativë nga rajoni dhe Italia, kanë zbuluar skemën e depozitimit të mbetjeve toksike në Shqipëri. ''Transition Online'' mes një shkrimi mbi këtë zbulim, publikon raportin e gazetarëve Guia Baggi në Itali, Lawrence Marzouk në Prishtinë/Kosovë, Marjoka Rukaj, Lorelei Mihalei në Rumani dhe Remy Hersbach në Utreht/Holand.
Mbetje të naftës, bateri, ilaçe të skaduara, e mbetje të tjera toksike vijnë nga Italia drejt Shqipërisë. Kështu shkruan ''Transition Online'' mbi investigimin e gjatë të gazetarëve.
Këto mbetje, sipas shkrimit, vijnë në Durrës nga ''Tirrenia Navigazione'', kompani tragetesh që lidh qytetin bregdetar të Durrësit me Barin. Shifrat janë alarmante. Në shkrim thuhet se janë më shumë se 5 mijë ton mbetje nafte e vaji të cilat hidhen në ujërat e detit të Durrësit. Por jo vetëm kaq, në investigimin e gazetarëve theksohet se janë tonelata të tëra plehrash të cilat zhduken në Shqipëri.
Sipas Transition Online, gazetarët kanë arritur të zbulojnë se biznesmenë italianë, të cilët janë të lidhur me krimin e organizuar, e kanë parë Shqipërinë si koshin e mbetjeve toksike. Antonio Angelo Abrusci, është emri i italianit të dënuar në Itali për evazion fiskal, mbi të cilin në shkrim thuhet se është mjaft i njohur në biznesin e lojërave të fatit dhe të mbeturinave. Por shkrimi vijon duke zbuluar më konkretisht për lidhjet e tij me Shqipërinë. Abrusci mendohet se ka fituar dy kontrata nga Bashkia e Tiranës dhe se po intensifikon kërkesat për të dërguar plehra nga Italia drejt Shqipërisë.
Një tjetër emër që përmendet është edhe ai i italianit Manlino Ceroni, i njohur ndryshe në Itali me emrin “mbreti i plehrave”, i cili gjithashtu, sipas investigimit të gazetarëve, i ka kthyer sytë nga vendi ynë për të sjellë mbetjet toksike.
Në raportin e zbuluar nga gazetarët investigativë, theksohet se Ceroni ka tentuar të ndërtojë djegës mbetjesh në Tiranë, projekt i cili nuk është lejuar nga pala shqiptare.
Sipas ''Transition Online'', e cila përmend gjithashtu Sali Berishën, thuhet se pavarësisht se kryeministri i tha jo këtij projekti, ai ka hapur me dhjetëra dyer për biznesin e plehrave në Shqipëri.
LINKU I SHKRIMIT NE TRANSITION ONLINE
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LINKU I SHKRIMIT NE TRANSITION ONLINERedaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)