Prej dy ditësh Report TV ka investiguar mbi gjendjen që ndodhet shërbimi zjarrëfikës në vendin tonë.
Rezulton se nga 61 bashki në vend, shërbim zjarrfikës ofrojnë vetëm 38 prej tyre, ndërsa në 23 bashki nuk ekziston.
Edhe në ato bashki ku është ky shërbim, 70 për qind e mjeteve janë të amortizuara.
Flasin për Report Tv drejtorët e zjarrfikësve
Për të parë nga afër këtë gjendje gazetarët e Report Tv kanë shkuar pranë reparteve zjarrëfikse në disa prej qarqeve kryesore.
Dhe nga drejtuesit e këtyre reparteve, është konfirmuar pikërisht problemi i vjetërsisë së mjeteve, të cilat mund të bëhen pengesë edhe për suksesin e operacioneve.
Në Qarkun e Durrësit janë në total 5 mjete zjarrëfikëse, të pesta me një jetëgjatësi afro 30 vite, por edhe pse me mjete te vjetra, forcat zjarrëfikëse kanë arritur të përballen me situatën kritike të ditëve të fundit.
“Në drejtorinë tonë kemi pesë mjete zjarrëfikëse të cilat janë të dislokuara në Durrës, Plepa, Gjiri i Lalëzit. Mjeti i fundit që ka ardhur si dhuratë, donacion në bashki është mjeti që ju keni përballë, është një mjet zjarrëfikës, por me disa mangësi. Gjithashtu ne zotërojmë popma, autobot 1-2 ton dhe një ambulancë. Është gjëja më e rëndësishme për tu theksuar sepse edhe pse është gadishmëria e këtyre mjeteve dhe e trupës së zjarrëfiksëve është në lartësinë e duhur, duhet të theksojmë se vjetërsia e tyre lë për të dëshiruar, pasi janë mjete që u përkasin viteve ’60-70, ku mos sot nesër fuqia e tyre vepruese do të ndalojë”, u shpreh Fatmir Taraj drejtues i Zjarrfikëseve Durrës
Edhe në Gjirokastër haset thuajse e njëjta situatë. Kujtim Bizhga shef i zjarrëfikseve në Gjirokastër, pohon për Report Tv se këto mjete mbi 30 vjeçare po mbahen në funksion vetëm fal remontit dhe mirmbajtjes që i bën stafi, por ndonjë ditë nuk duhet të jetë çudi që ato të bëhen pengesë për punën.
“Në të vërtetë janë automjete të vjetra zjarrëfikëse, por janë të mirëmbajtura, është treguar kujdes i veçantë për to dhe kanë pasur një gadishmëri shumë të lartë, sidomos në këtë thatësirë kaq të madhe dhe temperatura të larta dhe numër shumë herë më të madh zjarresh sesa vitin e kaluar. Deri tani kanë dhënë maksimumin e tyre, por sado tu bësh shërbime e sado ti mbash në gadishmëri të lartë, vjetërsia e tyre me 25-30 vjet bëjnë që ato të çalojnë dhe të pengojnë operacione të ndryshme që ne kryejmë në terrene të vështira” u shpreh Kujtim Bizhga,shef i PMNZSH Gjirokastër
Ndërkaq, Drejtor, zjarrëfikseve Shkodër, si një nga qarqet më problematike pohon se ka marrë masa duke mbajtur në gatishmëri në masën 50 përqind stafin, por të njëjtën gjë nuk mund ta pohojë për mjetet, që sipasi tij kërkojnë një zgjidhje të menjëhreshme.
“Shërbimi zjarrëfikës Shkodër, ka tre automjete zjarrëfikëse nga të cilët njëri është në plazhin e Velipojës si stacion për periudhën e verës dhe dy automjete zjarrëfikëse janë në Shkodër. Këto automjete janë të vjetra, minimumi 30 vjeçare, por me këto pak lek që ka shërbimi zjarrëfikës po arrijmë ti mbajmë në gjendje funksionale”, u shpreh Agron DIBRA- Drejtor, PMZSH- Shkoder
Në kulm të sezonit turstik, dhe si një nga qytetet më të frektuentuara në këtë sezon, Saranda i përballon emergjencat me dy mjete zjarrëfikse.
“Aktualisht këtu në Shërbimin Zjarrëfikës Sarandë, kemi vetëm dy automjete zjarrëfikëse, të cilat janë në gjendje pune dhe kanë përballuar të gjithë ngarkesën që ka pasur bashkia në gjithë territorin përrreth’ u shpreh Nasibi Hasanllari ,shefi i Zjarrëfikseve Sarandë
EdheLushnja është një nga qytetet me shtrirje të madhe pyjesh. Vetëm në muajin Korrik reparti i zjarrëfikseve, edhe pse me mjete të amortizuara ka arritur të përballojë 70 raste ndërhyrjesh.
“Gjatë muajit korrik ka pasur rreth 17 ndërhyrje të cilat përmbledhin zjarret dhe aktivitetin në shpëtimin e jetës së njerëzve”, u shpreh Fatmir Bozo ,shefi i zjarrëfikseve Lushnje
Dy vite pas hyrjes në fuqi të reformës territoriale shërbimi zjarrfikës kaloi në varësi pushtetit lokal dhe situata tashmë është në kufijtë e skandalit.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO