‘Investime si të Realit janë ëndërr,’ presidenti i Milanit: Pa stadium dhe pa rezultate është e pamundur

‘Investime si të Realit janë ëndërr,’ presidenti i Milanit: Pa stadium dhe pa rezultate është e pamundur

I ftuar në një aktivitet biznesi, Paolo Scaroni, presidenti i Milanit, ka folur edhe për klubin e ‘djallit’, që sipas tij i duhet të bëjë një rrugëtim shumë të gjatë për të arritur nivelin e klubeve si Real Madrid apo Juventus.

Fillimisht Scaroni e nisi duke folur për situatën ekonomike të kuqezinjve: “Si t’ia bëj që të faturoj një miliard euro në vit. Përpara meje kam dy pengesa shumë të mëdha. E para ka të bëjë me rezultatet sportive, sepse nëse i humbet të gjitha ndeshjet, nuk arrin askund. Përpos këtij aspekti, është edhe ai financiar. Edhe në këtë pjesë kemi mangësi, sepse nuk kemi stadium, duhet të gjejmë gjithnjë sponsorë të rinj dhe duhet të shesim të drejtat televizive sa më shtrenjtë të jetë e mundur.”

Kur pyetet në krahasim me Juventusin Scaroni e bën të qartë se bardhezinjtë janë shumë hapa para kuqezinjve. “Milani në planetin ‘Juventus’ as që shkel dot. Vërtet që jemi një klub global, sepse kemi fituar shtatë Champions, por Juvja është skuadra italiane sepse ka fituar më shumë tituj Serie A. Ata meritojnë respekt, por unë duhet të mendoj për milanistët në Indonezi, Tajlandë e Brazil dhe këta tifozë rrezikoj t’i humbas nëse për disa vite nuk fitoj asnjë trofe.”

Sipas Scaronit mungesa e investimeve nuk ka të bëjë vetëm me rregullat e ‘Fair Play Financiar’. Ai merr si shembull Real Madridin. “Nuk dua të bëhem përsëritës, por është e gjitha çështje parash. Nuk ecim mirë sepse faturojmë 200 milionë euro ndërkohë që Reali i Madridit arrin në 700 milionë euro. Kjo do të thotë se madrilenët mund të blejnë lojtarët më të mirë dhe t’i paguajnë më shumë. Pa stadium dhe pa rezultate sportive, gjithçka bëhet më e vështirë.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit