Indeksi i çmimeve të banesave në qytetin e Tiranës u rrit sërish në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, indeksi i çmimeve të banesave u rrit në terma reale me 5.2% në tremujorin e dytë të vitit. Kjo rritje ndjek rritjen më të lartë me 11.2% të tremujorit të parë.
Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, çmimet në tregun e banesave në Tiranë paraqiten në rritje që nga mesi i vitit 2015, me një tendencë të qartë në përmirësim. Ndërkohë, një trajektore të kundërt në këtë periudhë po ndjekin çmimet e qirave, që ranë sërish në tremujorin e dytë, me rreth 10%.
Kthimi i rritjes së çmimeve të banesave në Tiranë duket se lidhet një zgjim të interesit për të investuar në pasuri të palaujtshme. Këto investime po favorizohen edhe nga ecuria e normave të interesit në tregun bankar. Tashmë, interesat e depozitave janë shumë afër zeros dhe shumë individë mund të kenë zgjedhur t’i investojnë kursimet e tyre në prona. Ndërkohë, ulja është shumë e ndjeshme edhe në interesat e kredive dhe veçanërisht kreditë për blerje të pasurive të paluajtshme janë në nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë. Për vitet e para, bankat oforjnë interesa që fillojnë nga 2% deri në 3%. Falë interesave të ulëta, shumë familje zgjedhin të blejnë një shtëpi me kredi, në vend që të paguajnë qira.
Këtyre faktorëve i duhet shtuar edhe kërkesa e emigrantëve, sidomos në një periudhë kur shumë prej tyre kanë zgjedhur të kthehen për të jetuar në Shqipëri. Por burimet nga tregu pohojnë se rritja e çmimeve nuk po vjen vetëm nga kërkesa për banesa, por edhe nga ngarkesa fiskale. Në fillim të vitit taksa e ndikimit në infrastrukturë është rritur në 8%, nga 4% më parë. Kostoja është rritur edhe për shkak se ajo taksë tani vilet mbi çmimin e objektit dhe jo mbi vlerën e investimit. Por edhe nga aplikimi i taksës së banesës mbi inventarët. Tani ndërtuesit paguajnë tatimin për objektet e përfunduara të cilat ende nuk janë shitur. Në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë ndërtuesit disponojnë inventarë për shkak të kërkesës të dobët ndaj tatimin e kanë përfshirë në çmimet finale të banesave.
Gjatë këtij viti kanë shfaqur interes për investuar në Shqipëri 67 investitorë të huaj, por burimet nga Ministria e Ekonomisë bëjnë me dije se vetëm 2 prej këtyre pretendimeve janë realizuar, një në miniera dhe një në tregtinë me shumicë. 10 nga investitorët kanë shprehur interes për sektorin e energjetikës, 9 në sektorin e prodhimit, 8 në atë të konsulencës, 6 në automobilistikë, 5 në shërbime, 5 në turizëm, 4 në infrastrukturë, 3 në bujqësi, 3 në ndërtim, 3 në miniera, tre në tregtinë me shumicë, 2 në shërbime financiare, 2 në pasuritë e patundshme, 1 në shërbimet aeroportuale, 1 në arsim, 1 në teknologjinë e informacionit dhe 1 në tregtinë me pakicë.
Aktualisht pjesa më e madhe e investimeve të huaja direkte (rreth 60%) në Shqipëri është e përqendruar në sektorin e minierave (kryesisht naftë dhe gaz); 13% në transport dhe komunikacion, 9% në energjinë elektrike dhe 8% në prona të paluajtshme. Mungesa e diversifikimit të investimeve dhe atyre të huaja direkte në veçanti vazhdon të jetë një nga kufizimet kryesore të rritjes në Shqipëri.
Sipas të dhënave të QKB-së, 8.580 biznese të huaja operonin në vend në shkurt të 2016-ës, 74.6% të të cilave janë kompani me pronësi të huaj, dhe 25.4% janë kompani me aksionerë të përbashkët. Gjeografikisht, këto kompani janë kryesisht të përqendruara në zonën e Tiranës, me një total prej 5.804.
Vlerësimet
Në raportin e fundit të agjencisë britanike të kërkimeve “The Economist Intelligence Unit”, në muajin qershor, nënvizohet se, pavarësisht nga përmirësimet, klima e investimeve në Shqipëri ka të ngjarë të mbeten ndër më të vështira në rajon. Mangësitë në administratën publike dhe sistemin ligjor, korrupsioni i përhapur, furnizimi me energji elektrike i pamjaftueshëm, (edhe pse i përmirësuar), si dhe infrastruktura e dobët, paraqesin probleme veçanërisht të vështira për vendin tonë.
Sjellja e investimeve të huaja gjatë vitit të fundit ka nxjerrë në pah strukturën e tyre të paqëndrueshme, të varur nga investimet në hidrokarbure. Rënia e çmimeve të naftës në gjysmën e dytë të vitit të kaluar bëri që dhe investimet e huaja të binin ndjeshëm, nga 541 milionë euro në 6-mujorin e parë, në 321 milionë euro në të dytin. Kjo tendencë vijoi dhe në vitin 2016. Në fakt, këto janë investime kryesisht në hapjen e puseve, pa vlerë të shtuar në ekonomi, në drejtim të punësimit dhe që rrisin fiktivisht investimet e huaja, duke bërë që Shqipëria me shifra t’i ketë më të lartat në rajon (rreth 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto).
Prej disa vitesh po mungojnë hyrjet e investitorëve të rinj në vend, ndryshe nga shtetet fqinjë, sidomos Maqedonia e Serbia, që gëlojnë nga lajmet për hyrjen e kompanive të huaja, që premtojnë rritje të qëndrueshme, pasi janë të përqendruara kryesisht në industrinë automotive. Taksat më të larta në rajon, mungesa e incentivave (Serbia p.sh. ndonëse ka taksa të krahasueshme me ne ofron subvencione për investitorët), klima e rënduar e investitorëve aktualë, që po thuhet hapur nga gjithë dhomat e huaja, janë disa nga arsyet që po mbajnë larg investitorët e huaj.
Shpresa e vetme mbeten dy investimet e mëdha strategjike për momentin, gazsjellësi TAP dhe HEC-i i Devollit.

Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com